Sulmi ndaj gjyqëtarit,Berisha:Akt kriminal kundër drejtësisë

Kryeministri Berisha në një deklaratë për shtyp dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal të atentatit ndaj Anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni duke e cilësuar atë edhe si një sulm kriminal kundër drejtësisë. Kryeministri Berisha ka kërkuar nga autoritetet kompetente të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për të gjetur dhe vënë përpara ligjit të autorit të këtij akti tejet kriminal. Kryeministri Berisha ka vizituar mbrëmë të plagosurin në Spitalin ushtarak. Mjekët e siguruan Kryeministrin e vendit se zoti Nuni është jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet me të gjithë asistencën e nevojshme.