Gjyqtarët: Gjykata Kushtetuese të rrëzojë ligjin e dosjeve
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë ligjin "për pastërtinë e figurës", pasi është antikushtetues. Megjithëse nuk kanë dërguar ankim për ligjin, shoqata deklaron se parregullsitë për gjyqësorin i janë servirur gjykatës nga ankimet e Partisë Socialiste, Komitetit të Helsinkit dhe Shoqatës së Prokurorëve. "I kemi parë kërkesat e këtyre subjekteve drejtuar në Gjykatën Kushtetuese dhe në to evidentohej problemi i prekjes së gjyqtarëve nga ligji i ri i miratuar", deklarojnë burimet zyrtare nga Shoqata e Gjyqtarëve, duke saktësuar se kanë bindjen e plotë se ky ligj do të rrëzohet, pasi ligji në fjalë ka kaluar me shumicë të thjeshtë në Parlament.
Por shoqata pohon se ligji duhet të jetë i bazuar në ligjet themeltare të shtetit shqiptar, pasi atje janë parashikuar qartë kriteret dhe kushtet për të qenë gjyqtar.
Fillimisht projekti i mazhorancës është cilësuar nga gjyqtarët një organ i ri tërësisht politik, i cili përcakton të qenit ose jo gjyqtar, që është Autoriteti i Kontrollit të Figurave, i cili në mënyrë të çuditshme kushtetutshmërish vihet mbi të gjitha organet kompetente për shkarkimin e gjyqtarëve. Ligji, sipas gjyqtarëve, nuk mund të rrëzojë ligjin për gjyqësorin që kalon në Parlament tre të pestat, ndërsa ligji për pastërtinë e figurës kaloi në Parlament me një shumicë të thjeshtë.
Ecuria e miratimit të ligjit "Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve", sipas parashikimeve të mazhorancës, detyrimisht i hap rrugë verifikimit të gjithë zyrtarëve para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ligji parashikon se "autoriteti brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, përfundon verifikimin e figurës të çdo funksionari, sipas radhës së përparësisë të përcaktuar në ligj". Më të prekurit nga ky ligj janë gjyqtarët, të cilët e cilësojnë si antikushtetues.