Atentati ndaj deputetit Erion Braçe, dosja i delegohet Policisë së Shtetit
14/12/2008 Akuza: Nuk ka prova për zbardhjen e çështjes
TIRANE - Atentati ndaj deputetit Erion Braçe i ka kaluar përsëri Policisë së Shtetit, pasi provat e mbledhura nga oficerët nuk mjaftojnë për hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës shqiptare, që thanë se mungesa e provave dhe të dhënave konkrete mbi autorësinë e çështjes kanë qenë shkaku kryesor i delegimit të dosjes në Polici. Dosja hetimore e deputetit Erion Braçe është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për afro 1 vit e gjysmë, por për arsye të mungesës së provave prokurorët nuk kanë mundur të drejtojnë gishtin në ndonjë person konkret. Për zbardhjen e autorëve të këtij atentati ekspertët kanë hetuar në disa pista, por gjithçka ka rezultuar negative. Lidhur me këtë çështje është pyetur edhe vetë deputeti Erion Braçe, por në deklarimet e tij nuk përmendet asnjë individ që mund të ketë autorësinë e vënies së eksplozivit në makinë. Ndërkohë në makinën tip “Benz” nuk është gjetur ndonjë copë fitili dhe hetuesit e krimeve të hapura të drejtorisë së policisë së Tiranës ende nuk e kanë saktësuar mekanizmin e shpërthimit, pra nëse tritoli është aktivizuar me telekomandë apo në mënyrë mekanike. Për hetimin e rastit është kërkuar ndihma e skuadrës antieksploziv të RENEA-s, të cilët janë të vetmit ekspertë xhenierë të policisë. Vendosja e eksplozivit është me një preçizion të lartë, ose siç është komentuar nga oficerët e policisë kriminale, “si të vendosësh një gur mes gomave”. Gjithashtu ekspertët xhenierë kanë kryer ekspertizën e pluhurit, ndërsa nga ana tjetër është kërkuar për të gjetur ndonjë copë tritol apo send tjetër, që mund të kishte funksionuar si ndërmjetës në aktivizimin e eksplozivit. Policia ka saktësuar se sasia e tritolit që ka shpërthyer është rreth 35 gramë dhe është e njëjtë me eksplozivin e ushtrisë shqiptare që gjendej në depot gjatë trazirave të vitit ’97. Kjo ngjarje ka ndodhur më 10 prill 2007 rreth orës 21:30, kur deputeti dhe anëtari i kryesisë së PS-së Erion Braçe kthehej nga zhvillimet e Kongresit IX të PS-së.