Të pandehurit mohojnë akuzat para gjykatës: “Nuk kemi bërë korrupsion”
14/12/2008 Mbeten në burg 9 nga 10 funksionarët e shërbimit të transportit rrugor
TIRANË – Gjykata e Tiranës dha dje masën e sigurisë për dhjetë të arrestuarit e tri ditëve më parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe marrjes së ryshfetit duke kaluar me mënyra falsifikuese mjete të trafikuara. Janë dhjetë funksionarë të shërbimit të transportit rrugor, të cilët prej një viti ishin vënë në përgjim dhe pak ditë më parë u zbuluan se merrnin ryshfet, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Sipas prokurorisë, të pandehurit kishin ndërtuar një skemë për kalimin e mjeteve dhe marrjen e parave. Ndërsa marrja e ryshfetit bëhej sipas kategorisë së nderit. Gjykata, pasi studioi materialet e paraqitura nga akuza dhe dëgjoi pretendimet e të pandehurve dhe palës mbrojtëse, vendosi të lërë në arrest burgu nëntë nga dhjetë të arrestuarit. Ndërkohë e vetmja që nuk mbeti në qeli është Silvana Memia. Sipas palës mbrojtëse, e pandehura është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe në këto kushte ajo përfitoi duke marrë si masë arrestin shtëpiak. Para gjykatës, ndonëse seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, të gjithë të pandehurit kanë kundërshtuar akuzën. Ata nuk kanë pranuar se kanë qenë pjesë e ndonjë skeme të mirorganizuar, por janë shprehur se kanë punuar me ndershmëri. Pretendimet e të pandehurve i ka hedhur poshtë prokurori i çështjes, i cili ka lexuar si provë kryesore atë të përgjimit. Masa e arrestit u dha nga gjyqtarja Shefkie Demiraj. Zyrtarët e transportit rrugor janë akuzuar nga prokuroria për korrupsion aktiv dhe pasiv. Aksioni u zhvillua nga antikrimi ekonomik në bashkëpunim me Task-Forcën në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor. Nga operacioni i kryer ranë në pranga dhe morën dje masën e sigurimit shtetasit Ylli Hasani, komisioner për patentat; Silvana Memia, arkiviste në Drejtorinë e Tranportit Rrugor; Besiana Belli, sekretare në sektorin e regjistrimeve të mjeteve; Daniel Çami, pranues dokumentesh te kolaudimet; Pëllumb Mancilla, oficer i patrullës së përgjithshme; Vladimir Dervishi, instruktor i autoshkollës “Majestik”; Feride Kateshi , punonjëse e kompanisë së sigurimeve “Atlantik”; Adrian Rushiti, falsifikator; Ela Shano, bashkëpronare te “Majestik”; Liman Doka, falsifikator; Shpresa Marashi, seksere. Këta persona, duke abuzuar me detyrën, pajisnin me patenta shtetas të ndryshëm kundrejt shumave të mëdha parash. Nga dokumentacioni i mjeteve mësohet se do të verifikohet nëse janë deklaruar të vjedhura jashtë vendit, apo nëse pronarët e këtyre mjeteve u janë shmangur detyrimeve doganore, duke falsifikuar dokumentacionin e zhdoganimit. Hetuesit e Seksionit të Antikrimit Ekonomik pritet të kryejnë veprimet hetimore në dogana për të verifikuar rregullsinë e dokumentacionit të tyre. Po kështu verifikimet pritet të kryhen edhe nëpërmjet Interpolit për të zbuluar nëse ndonjë prej tyre rezulton e vjedhur jashtë vendit. Sipas akuzës, të pandehurit merrnin para në dorë nga personat që kërkon të pajisnin me targa me numra të njëjtë makinat luksoze, nga persona që kalonin në kolaudim makinat që nuk i përmbushnin parametrat e duhur dhe makinat që mund të rezultonin të vjedhura. Akuza tha se shumat ishin të ndryshme.