Thikë mjekut për kartelën e KEMP-it
14/12/2008 Policia arreston Bujar Valisin. I sekuestron thikën që e kishte marrë në shtëpi
Ngjarja ka ndodhur në klinikën e Agron Yllit, që ndodhet te “Shallvaret”
TIRANE - Sulmet ndaj bluzave të bardha janë kthyer sërish dhe viktimë e krimit këtë herë ka qenë mjeku diabetolog Agron Ylli. Tri goditjet me thikë nga shtetasi Bujar Valisi kanë bërë që specialisti 50-vjeçar të dërgohet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30 të paradites së djeshme në afërsi të “Shallvareve”, ku pas një grindjeje të çastit shtetasi 35-vjeçar Bujar Valisi nga Kashari ka goditur me thikë mjekun e sipërpërmendur. Burime pranë policisë së kryeqytetit thanë se sulmi ndaj mjekut ka ndodhur pas kërkesës së autorit Valisi, i cili kishte paciente bashkëshorten e tij në klinikën private të mjekut Agron Ylli. Mësohet se qëllimi i hyrjes së autorit në klinikën e mjekut, që ndodhet te “Shallvaret”, ka qenë marrja e një raporti KEMP-i për gruan e tij të sëmurë nga tiroidet. Duket se kësaj kërkese nuk i është përgjigjur pozitivisht mjeku Ylli, çka ka sjellë edhe nervozizmin e Bujar Valisit. Personat që ndodheshin në vendin e ngjarje thanë për policinë se midis autorit dhe viktimës ka pasur debate, por ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak se 35-vjeçari në njërën dorë mbante thikë. Midis fjalëve ofenduese të shkëmbyera shtetasi Valisi ka qëlluar tri herë mjekun Ylli, i cili nga plagët e mara është rrëzuar menjëherë në tokë. Britmat e mjekut kanë traumatizuar akoma më shumë klientët e tjerë, që ndodheshin në korridorin e klinikës. Pas kësaj nga zyra e mjekut Agron Ylli ka dalë me thikë në dorë autori i krimit, i cili ka dashur të largohej nga vendi i ngjarjes. Por me sinjalizimin e shpejtë të policisë nga qytetarët dhe me gatishmërinë e patrullës së përgjithshme është mundësuar arrestimi në flagrancë i autorit të krimit. Ndërkohë pas këtij informacioni në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup i posaçëm hetimor, shërbimet e komisariatit të policisë nr.3, specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, të cilët kryen hetimet dhe veprimet e para procedurale për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Mësohet se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika e krimit, si dhe janë marrë në pyetje rreth 20 persona. Nga deklarimet e tyre para specialistëve të hetimit mësohet se mjeku 50-vjeçar Agron Ylli është goditur me thikë në pjesën e barkut, këmbës dhe dorës. Me mbledhjen e këtyre të dhënave si dhe me sekuestrimin armës së krimit, policia ngreh dyshime të forta se Bujar Valisi, nga komuna Kashar, ka hyrë në klinikë me paramendim për të qëlluar mjekun me thikë. Sipas burimeve të policisë, ky dyshim ngrihet mbi bazën e thikës, pasi ajo nuk i përkiste klinikës së mjekut Ylli, por të arrestuarit, çka tregon se ky i fundit është nisur nga shtëpia e tij me qëllimin e vetëm për të vrarë mjekun e sipërcituar. Ndërkohë nga dëshmia e vetë autorit të krimit thuhet se mjeku Agron Ylli e kishte vizituar disa herë bashkëshorten e tij, duke i dhënë shpresë se kësaj të fundit mund t’i lidhej një pension KEMP-i. Një gjë e tillë do të ndodhte vetëm kur mjeku do t’i plotësonte kartelën mjekësore, në të cilën do përcaktonte edhe shkallën e sëmundjes. Mirëpo refuzimi i plotësimit të kartelës i ka kushtuar shtrenjtë mjekut diabetolog. Aktualisht 50-vjeçari Agron Ylli i është nënshtruar një operacioni në spitalin ushtarak. Ai ka plagë serioze në organet e brendshme, por mjekët shprehen se pas ndërhyrjes kirurgjikale Ylli ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin ushtarak Agron Yllin e kanë vizituar shumë kolegë si dhe kryetari Komisionit parlamentar për Shëndetësinë Tritan Shehu. Mësohet se ndaj autorit është ngritur akuza e plagosjes së rëndë me dashje.
Precedentët
24 qershor 2007
BALLSH - Policia e Ballshit i ka vënë prangat 18-vjeçarit Anil Toska, sepse ka qëlluar me grushte mjekun Q. Shehu, pasi, sipas tij, ai nuk i ka shërbyer të afërmit të tij, që ishte shtruar në spital. Pas debateve brenda pak sekondave ka vazhduar me grushte në dëm të mjekut. Fill pas ngjarjes 18-vjeçari është larguar nga spitali, por është arrestuar pas disa orësh nga policia.
13 shtator 2006
LIBRAZHD - Sulmohet me grushte dhe me mjete të forta, pasi i heq gruan nga puna mjeku i Librazhdit Astrit Leka. Policia e Librazhdit ka arrestuar më 13 shtator 2006 Ndriçim Xhaferrin, 39 vjeç, ndërsa 59-vjeçari Leka është dërguar në spital. Sipas policisë, grindja ka ndodhur pasi mjeku pak kohë më parë i kishte hequr gruan nga puna Ndriçim Xhaferrit.
22 shkurt 2008
FIER - Dhunoi mjekun, arrestohet. Një 34-vjeçar nga Fieri është prangosur më 22 shkurt të 2008, pasi ka dhunuar fizikisht një mjek gjatë kohës që ai kryente shërbimin në spital. Eduart Kola pas replikave të shkëmbyera me mjekun Leon Shpataraku, i cili ishte duke kryer shërbimin si mjek roje, e ka goditur me grushte dhe mjete të forta, duke e plagosur.
12 prill 2008
TIRANE - I sëmuri mendor godet me thikë shefin e kardiokirurgjisë së Spitalit “Nënë Tereza” në shenjë hakmarrje për vdekjen e dajës së tij. Zëvendësdekani i Fakultetit të Mjekësisë së Tiranës Ali Refatllari është qëlluar me thikë mëngjesin e 12 prillit nga Arben Strazimiri, nipi i një pacienti që nuk i kishte mbijetuar vdekjes gjatë operacionit. Autori është arrestuar nga policia e Tiranës.