“Prangos” pengun me lidhëset e këpucëve
14/12/2008 Autori i pengmarrsjes është zbuluar nga gjurmët papilare të gjetura në shishe
Më 8 shtator i pandehuri Saba Shkoza ka marrë peng biznesmenin Ylli Seferi
TIRANE - Marrja peng e shtetasit Ylli Seferi dhe “prangosja” me lidhëset e këpucëve i ka kushtuar shtrenjtë të pandehurit 34-vjeçar Saba Shkoza nga fshati Priskë i Tiranës. Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar procesin hetimor, ku aktualisht materialet dhe provat që implikojnë të sipërpërmendurin në pengmarrjen e Seferit i kanë kaluar gjykatës për veprën penale të rrëmbimit të personit. Identifikimi i të pandehurit ka ardhur menjëherë pasi viktima Ylli Seferi ka denoncuar në polici pengmarrësin Saba Shkoza. Fillimisht procesi hetimor ndaj tij ka filluar në prokurorinë e Tiranës, por pas shpalljes së kompetencës lëndore aktet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila në datën 24 tetor ndaj të pandehurit Shkoza ka regjistruar procedimin nr. 85. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në datën 8 shtator, rreth orës 20:30, shtetasi Ylli Seferi, pasi ka përcjellë në shtëpi dy punëtorë të lokalit ku punonte, është kthyer dhe ka parkuar automjetin e tij tip “Benz-240” me targa TR 6933 A, në parkimin e lokalit të quajtur “Dajti Park”. Pas kësaj ai është nisur më këmbë për në shtëpi, rreth 300 metra larg vendit të qëndrimit. Mirëpo gjatë ecjes për në shtëpi i ka dalë përpara i pandehuri Saba Shkoza me një armë automatik në dorë, i cili ishte veshur me rroba kamoflazhi. Autori e ka urdhëruar të ulej në tokë, përndryshe do ta vriste dhe gjatë kësaj kohe e ka ofenduar. Pasi i ka bërë kontrollin e rrobave, i ka zbërthyer lidhëset e këpucëve dhe i ka lidhur duart me to. Më pas e ka detyruar viktimën Ylli Seferi të ecë më këmbë me duar të lidhura. Gjatë udhëtimit ata kanë kaluar rrugës për nga lokali “Hani të gjyshit”, janë futur në pyll dhe kanë ecur në rrugë pa krye. Kanë ecur gjatë natës më këmbë nëpër pyll dhe në orën 4:00 të mëngjesit kanë arritur në fshatin Selbë. Mësohet se aty i pandehuri Saba Shkoza i ka kërkuar numrin e telefonit të vëllait të Ylli Seferit dhe nëpërmjet numrit të tij ka marrë në telefon vëllanë e Yllit, shtetasin Esat Seferi. Nga biseda me Esatin rezulton se i pandehuri i ka kërkuar në telefon një shumë prej 100 000 lekë të reja, nëse kërkonte ta shihte të vëllanë gjallë. Paratë duhej t’ia sillte brenda gjysmë ore dhe vendin se ku duhej t’i dorëzonte do t’ia tregonte më vonë. Pas 30 minutash ecje nëpër pyll kanë vajtur në fshatin Percellesh dhe më pas në rrugën që lidh dy fshatrat Priskë dhe Percellesh. Aty i pandehuri Saba Shkoza ka marrë telefonin, e ka ndezur dhe ka marrë vëllanë e viktimës, duke i thënë që të shkonte në fshatin Percellesh. Pas disa minutash Esati së bashku me kushëririn e tij Fiqiri Seferi kanë vajtur me automjet në fshatin Percellesh dhe aty i kanë dhënë 1 milion lekë të vjetra Saba Shkozës. Ky i fundit veç parave i ka marrë edhe telefonin shtetasit Ylli Seferi dhe është larguar. Ndërkohë për zbardhjen e kësaj çështjeje në datën 11 shtator oficerë të policisë gjyqësore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku shtetasi Ylli Seferi është mbajtur peng. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar edhe disa sende si dhe një shishe qelqi, në të cilën janë gjetur gjurmë papilare. Nga akti i ekspertimit dhe krahasimit të gjurmëve papilare në Institutin e Policisë Shkencore ka rezultuar se ato i përkasin të pandehurit Saba Shkoza.
Heqja e lidhëseve
Gjatë ecjes për të vajtur në shtëpi i ka dalë përpara i pandehuri Saba Shkoza me një armë automatik në dorë, i cili ishte veshur me rroba kamoflazhi. Autori e ka urdhëruar të ulej në tokë, përndryshe do ta vriste dhe gjatë kësaj kohe e ka ofenduar. Pasi i ka bërë kontrollin e rrobave, i ka zbërthyer lidhëset e këpucëve dhe i ka lidhur duart me to. Më pas e ka detyruar viktimën Ylli Seferi të ecte më këmbë me duar të lidhura.
Pagesa prej 1 milionë
Kanë ecur gjatë natës më këmbë nëpër pyll deri në orën 4:00 të mëngjesit. I pandehuri Saba Shkoza ka marrë telefonin dhe ka marrë vëllanë e viktimës në telefon, duke i thënë që të shkonte në fshatin Percellesh. Pas disa minutash Esati së bashku me kushëririn e tij Fiqiri Seferi kanë vajtur me automjet në fshatin Percellesh dhe aty i kanë dhënë 1 milion lekë të vjetra Saba Shkozës.
Gjetja e provës
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar oficerë të Policisë Gjyqësore. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar edhe disa sende si dhe një shishe qelqi, në të cilën janë gjetur gjurmë papilare. Nga akti i ekspertimit dhe krahasimit të gjurmëve papilare në Institutin e Policisë Shkencore ka rezultuar se ato i përkisnin të pandehurit Saba Shkoza. Pas këtij konstatimi është bërë menjëherë arrestimi i të pandehurit.