E Diel, 1 Nëntor 2026

Kercenohet me vdekje ekspedita arkeologjike

Nje person ende i paidentifikuar ka kercenuar me jeten pjesetaret e ekspedites arkeologjike, qe po merret me zbulimin e mozaikut dhe bazilikes ne qender te ketij qyteti. Ai u ka kujtuar arkeologeve se do ta pesojne si Gerdeci, nese prekin themelet e xhamise se Pazarit. Nderkohe, drejtori i Qendres se Artit ne Elbasan, Bashkim Paeshti tha dje se fjalet e qytetarit kane habitur pjesetaret e ekspeditesm te cilet kane lene menjehere lopatat dhe mjetet e punes. Drejtori Paeshti ka njoftuar policine, e cila ka ardhur ne vendngjarje. Nderkohe qytetari eshte larguar ende pa arritur policet. Sipas arkeologeve, i panjohuri ishte me mjeker, ndaj u dyshua qe ai te ishte besimtar mysliman. Drejtori i Qendres se Artit ne Elbasan, Bashkim Paeshti, eshte shprehur se zbulimi ne bezistan nuk ka lidhje me xhamine. "Duhet te pohoj se ne bezistanin e Elbasanit po kryhet nje pune e jashtezakonshme qe ka te beje me identifikimin e qytetit, deshmine e ekzistences shekullore te tij. Une do ta konsideroj zbulimin me te madh te bere deri tani ne kete qytet. Ngjarja nuk ka te beje me idete fetare. Eshte nje pune qe na nderon si qytet qe e vleresojme jashtezakonisht dhe ne e dime se c'po nxjerrim". Rreth ngjarjes ka reaguar menjehere Myftinia e Elbasanit. Myftiu i ketij rrethi, Agim Duka, eshte shprehur se nuk ka dijeni per incidentin dhe se nuk eshte lajmeruar nga asnje institucion. Megjithate ai e ka denuar aktin dhe mendon se autori nuk mund te kete qene besimtar mysliman. "Komuniteti mysliman i respekton objektet me vlere dhe cdo gje te trashegimise historike dhe kulturore. Nuk e besoj qe kete veprim ta kete kryer besimtar mysliman. Nese do te vertetohet se ky ka qene besimtar mysliman ne do te distancohemi menjehere dhe do te denojme veprimet e tij", tha Duka. Myftiu i Elbasanit ka saktesuar se xhamia ndodhet larg mozaikut ndaj dhe besimtaret nuk duhet te shqetesohen.

Fatos Salliu

Xhamite e Elbasanit

Xhamia e Pazarit ishte pjese perberese e ansamblit te xhamive qe kane ekzistuar ne Elbasan. Ajo u prish kur u ndertua qendra e qytetit te Elbasanit. Sipas dokumenteve te myftinise ne Elbasan ka pasur 36 xhami. Nje koncentrim te tille ne nje siperfaqe te vogel do ta kishte zili edhe shteti me fanatik i besimit islam. Nder xhamite e famshme te Elbasanit permenden xhamia Mbret, xhamia e Ballies, xhamia e Nazireshes, xhamia Namazjase, xhamia e Pazarit, xhamia e Poeteve, xhamia e Bezistanit etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›