Përfundon në pranga i shumëkërkuari për vrasje
Autori i Lajmit: Red.
Përfunond në pranga 3 vjet pasi ishte shpallur në kërkim nga policia i dënuri me 15 vjet burg. Burime zyrtre nga policia bëjnë të ditur se kanë arrestuar dje Pjetër Brushtulli. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për vrasje që prej datës 24 qershor të vitit 2005 dhe te dielen është bërë e mundur kapja e tij. Burimet nga policia pohojnë se 34-vjeçari Pjerin Brushtulli akuzohet nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të “vrasjes me dashje” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Burime zyrtare pranë komisariatit të policisë së Shkodrës bënë të ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me një vendim të datës 16.03.2005, e kishte dënuar 34-vjeçarin me 15 vjet burg në mungesë, si autor të vrasjes me armë zjarri të Kolec Nushi, nga fshati Berdicë i rrethit Shkodër. Të njëjtat burime pohojnë se ngjara për të cilën është shpallur fajtor i arrestuari ka ndohdur në vitin 2002. Sipas policisë, arrestimi i të shumëkërkuarit Pjerin Brushtulli, lindur në fshatin Brushtull, të Komunës Shllak dhe banues në lagjen “Perlat Rexhepi” të qytetit Shkodrës, u bë në fshatin Brushtull në banesen e të afërmve të tij, falë një operacioni të forcave policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut dhe Komisariatit Shkodër. Pas ndalimit të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekje të mëtejshme
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008