E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentatori i Times Square, skenar hollivudian ndalimi

Autori i Lajmit: Redaksia

Nju-Jork - Atentatori pakistano-amerikan, i cili pranoi se ishte autori i sulmit të dështuar me bombë në Times Square është kapur vetëm në çastet e fundit, - thanë autoritetet policore amerikane. Në skena që fare mirë mund të adoptoheshin dhe në një film aksion hollivudian, Faisal Shahzad gati sa nuk i shpëtoi policisë, madje kishte hipur dhe në bordin e avionit. Ai madje kishte vendosur dhe rripin e sigurimit në avionin që pritej të nisej drejt Emirateve të Bashkuara, por agjentët federalë arritën ta ndalnin avionin. “Po ju prisja. Kush jeni policia e Nju-Jorkut apo FBI-ja”, citon revista “Neësëeek” 30-vjeçarin, pasi është marrë në pyetje. Pavarësisht sistemit të sofistikuar të sigurisë dhe eksperiencës së hetuesve të pajisur me teknologjinë më të avancuar në botë, Faisal arriti tu shpëtonte atyre për disa minuta. Policia tha se djali kishte vendosur të largohej pas lajmeve në media se identikiti i tij ishte zbuluar dhe se autoritetet kishin nisur kërkimet në Konektikat. FBI-ja dhe Departamenti i Policisë së Nju-Jorkut refuzoi të komentonte. Gabimi i dytë u takon zyrtarëve të kompanisë së fluturimit, të cilët nuk e kishin futur emrin e Shahzadit në listën e personave të dyshimtë. Ata janë fajtorë se nuk u treguan të kujdesshëm të kontrollonin forumin e internetit, ku përditësohen të dhënat më të fundit për personat e dyshuar dhe postohet gjithnjë pas çaste përpara se një avion të fluturojë. Gjithçka u pikas nga një agjent vigjilent i doganës, i cili vuri re emrin e Shahzadit në listën e udhëtarëve vetëm 30 minuta përpara se avioni të nisej. Autoritetet ishin të sigurta që Faisal ndodhej në avionin e Emirateve. Sekretari i Sigurisë së Brendshme, Janet Napolitano, nuk pranoi të komentonte, përveç faktit se zyrtarët e doganës penguan fluturimin e avionit. Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, tha se sistemi i sigurisë kishte funksionuar.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›