E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fox News: “Osama është gjallë, jeton në Teheran”

Autori i Lajmit: Redaksia

Uashington - Osama bin Laden është gjallë, gëzon shëndet të mirë dhe jeton mes luksit në Iran. Ky është pretendimi i televizionit amerikan, Fox Neës, që ka transmetuar një dokumentar, i cili mund të tërheqë vëmendjen e CIA-s, por edhe të Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër terrorizmit. Sipas Fox, njeriu më i kërkuar në planet, Osama bin Laden jeton në një kompleks luksoz në veri të Teheranit dhe merret me gjuetinë e fajkojve. Dokumentari është realizuar nga Alan Parrot, ish-shefi i zyrës së gjuetisë së fajkojve gjatë regjimit të Shahut. Një i njohuri i tij i ka folur për takimet me Bin Ladenin gjatë vitit 2003. Ndërkohë, Pentagoni nuk ka reaguar ende dhe i qëndron versionit se Bin Ladeni ndodhet ende në një zonë në veri të Pakistanit. Sipas dokumentarit, drejtuesi i Al Kaedas jeton në një apartament bashkë me fëmijët dhe gruan dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ruhet nga Roja Revolucionare Iraniane dhe 4 truproja. Sipas Parrot, hera e fundit që Bin Ladeni është parë ka qenë në vitin 2008. Sipas dokumentarit Feathered Cocaine, i cili flet për gjuetinë e paligjshme të fajkove për sheikët miliarderë të Lindjes së Mesme, Bin Ladeni jeton i mbrojtur së bashku me gruan, fëmijët dhe nipërit në kryeqytetin iranian që prej vitit 2003. Në dokumentar, një gjoja kontrabandist i maskuar, nga ish-Bashkimi Sovjetik, i identifikuar si T-2 thotë se ai e ka takuar Osamën në vitin 2004 në një kamp ku gjuheshin fajkonj në verilindje të Teheranit. “E kam takuar pesë herë që prej vitit 2004”, - thotë kontrabandisti. “Herën e fundit që u takuam ishte tetorit i vitit 2007. Ai thotë se takimet janë zhvilluar të gjitha brenda territorit iranian. Gjuetia e fajkonjve është një pasion shumë i përhapur që praktikohet prej njerëzve më të pasur në Lindjen e Mesme, të cilët udhëtojnë shpesh në kampet luksoze në shkretëtirë për të praktikuar sportin. Vlera e një zogu të tillë arrin në miliona dollarë.

Ky lajm është publikuar: 06/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›