E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, 14 shtete gati të legalizojnë marijuanën

Autori i Lajmit: Redaksia

Uashington - Për doktorë si Pradeep Chopra, që janë mësuar prej kohësh të japin receta me ilaçe të peshuara në të mijtat e miligramit, marijuana për përdorim mjekësor përfaqëson një rebus të veçantë. Tashmë autoritetet amerikane (Këshilli i Distriktit të Kolumbisë) ka dhënë “OK” përfundimtar për miratimin e një programi që lejon përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore përmes një projektligji. Nëse Kongresi do ta miratojë, doktorët amerikanë të 14 shteteve të ndryshme përfshirë, Rhode Island, ku Chopra punon, do të lejohen të përdorin barin në terapi për pacientë të veçantë, të cilët mund ta pinë apo avullojnë deri sa ta ndiejnë që ai ka dhënë rezultate. Sasia e dozës apo mënyrat e shpërndarjes sot janë ende të ilegale nga ligjit federal, por sipas këtij programi kjo do të vendoset nga vetë pacienti. Edhe në shtete që e lejojnë marijuanën për përdorim mjekësor, doktorët nuk mund të mbushin receta për shkak se ligji federal amerikan e njeh marijuanën si substancë mjekësore. Ata vetëm mund ta rekomandojnë dhe kanë kontrollin e cilësisë së marijuanës që pacientë pinë. “Unë shqetësohem për diçka të tillë”, - tha Chopra, një specialist i barnave që lehtësojnë dhimbjet. Programi i fundit specifikon dhe rastet e veçanta që mund të klasifikohen për përdorim të marijuanës mjekësore. Një pacient që vuan nga sëmundja e SIDA-s, glaukoma, skleroza e shumëfishtë, kanceri apo ndonjë sëmundje tjetër kronike, do ti lejohet të përdorë me urdhër të mjekut deri 114 gramë marijuanë gjatë një muaji. Në dallim nga shumë shtete, ligji rajonal nuk do ti lejojë pacientët dhe kujdestarët e tyre ta kultivojnë vetë marijuanën të paktën fillimisht. Një gjë e tillë do të vendoset nga një komitet këshillimi që pritet të ngrihet më vonë. Deri atëherë, pacientët mund ta sigurojë drogën ilegalisht apo nga 5-8 dispeçeritë e licencuara nga shteti. Projektligji do ti dorëzohet fillimisht kryetares së bashkisë, Adrian M. Fenty, e cila pritet ta firmosë atë dhe tia dërgojë Kongresit për të dhënë përgjigjen 30 ditë përpara se ta shndërrojë në ligj. Reagimi i mjekëve të Kolumbisë ka qenë i përzierë. Mjeku i përgjithshëm Mahmoud Mustafa tha se disa nga pacientët e tij më rëndë, të sëmurë me SIDA, e përdorin marijuanën për të lehtësuar dhimbjet dhe për të stimuluar oreksin. “Unë mendoj se kjo do të jetë e shkëlqyer”, - tha ai. “Nuk do të më duhet të shqetësohem më për pacientët që rrezikojnë të arrestohen”. Hunter Groninger, drejtori për barnat qetësuese në Qendrën Spitalore të Uashingtonit, tha se do të ishte e sikletshme të këshilloje përdorimin e marijuanës për shkak se komuniteti mjekësor nuk ka shumë informacione për përfitimet e saj. Për shkak se mungojnë standardet e përbashkëta për përdorimin e marijuanës mjekësore, doktorët u duhet të besojnë tek eksperienca e kolegëve të tjerë dhe gjykimi i tyre. Ata thonë se kjo mund të çojë drejt abuzimeve. Shumë doktorë, për tu ruajtur nga abuzimet, rekomandojnë që përdorimi i marijuanës të bëhet vetëm pasi pacientët të kenë konsumuar rrugë të tjera kurimi.

Ky lajm është publikuar: 06/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›