E Diel, 1 Nëntor 2026

“Athens”, 24 orë për të hyrë në port

28/01/2005  

DURRES - Trageti “Athens” është detyruar të presë për më shumë se 24 orë për të hyrë në sheshin e trageteve. Shkak për këtë vonesë, të cilësuar të pazakontë, është bërë koha e keqe që ka sunduar në Gjirin e Durrësit. Trageti me mallra të tregtarëve ka qëndruar 24 orë në radën e jashtme në pritje për t’u ankoruar në kalatën e terminalit të trageteve, nga ku do të përpunohej edhe malli i importuar. “Athens” është nisur nga porti i Ravenas dhe lundrimi ka qenë normal, por në kohën që është afruar në portin e Durrësit trageti është detyruar të presë shumë kohë, deri në futjen në kalatën e përpunimit. Sipas Kapitenerisë së portit, trageti ka qëndruar në radën e jashtme 24 orë, pasi ka qenë shumë e vështirë që të futej te sheshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›