Grushta dhe armë mes ish-komisionerëve
28/01/2005
SHKODËR – Një ish-kryekomisioner ka kërcënuar dhe qëlluar me grushta ish-sekretarin e qendrës së votimit që ka drejtuar në vitin 2003. Shkak për ngjarjen e ndodhur pas një harku kohor prej gati 2 vitesh, që prej votimeve për zgjedhjet lokale, ka qenë këmbëngulja e kreut të qendrës së votimit që ish-sekretari të mos dëshmonte në procesin gjyqësor në lidhje me zgjedhjet e vitit 2003. Sipas burimeve zyrtare të policisë së komisariatit të Shkodrës mësohet se ngjarja, e cila deri më tani është mbyllur me një denoncim nga ana e ish-sektretarit të qendrës së votimeve, Ndoc Hodaj dhe me shpalljen në kërkim të ish-kryetarit Nikollë Bodina, ka ndodhur katër ditë më parë. Po sipas të njëjtave burime informacioni, mësohet se më 25 janar të këtij vitit, rreth orës 08, në fshatin Gruemirë, të rrethit Malësi e Madhe, shtetasi Nikollë Dodë Bodina, 37 vjeç, me banim në fshatin Boriç dhe aktualisht me detyrë sekretar i këshillit të Komunës Gruemirë, ka kanosur me armë zjarri pistoletë e goditur me grushta shtetasin Ndoc Gjergj Hotaj, 40 vjeç, me banim në fshatin Grizhe. Për këtë ngjarje, pas marrjes së denoncimit nga i kërcënuari, janë kryer të gjitha veprimet proceduriale, nga ku rezultoi se shtetasi Nikollë Bodina e ka kanosur shtetasin Hotaj për të mos dëshmuar në procesin gjyqësor në lidhje me zgjedhjet e pushtetit lokal të vitit 2003, ku shtetasi Nikollë Bodina ishte kryetar i komisionit të qendrës së votimit, ndërsa shtetasi Ndoc Hotaj, ishte sekretar i këtij komisioni.