Banorët e 70 shtëpive, flenë mbi tarraca
28/01/2005
Përmbyten komunat fushore të Beratit
BERAT – Ndërsa zonat malor izolohen nga bora, ato fushoret po përmbyten nga shiu. Kështu ka ndodhur pas reshjeve të rëna këto ditët e fundit, ku përmbytje ka pasur në komunat e rrethit të Beratit, Sinjë, Tërpan, Poshnje e Kutalli, të cilat kanë rreth 25 mijë banorë.
Sipas shifrave të këshillit të Qarkut të Beratit, mësohet se gjithsej janë mbi 70 familje, të cilat vazhdojnë të ngelen të përmbytura. Banorët e këtyre shtëpive, prej dy ditësh janë gdhirë mbi tarracat e shtëpive, ndërsa banorët e fshatrave në afërsi të lumit kanë punuar me mjetë rrethanore për të hapur vijat dhe kanalet kulluese.
Dy komunave, Sinjë e Tërpan, u është vështirësuar komunikimi me qytetin, jo vetëm nga përmbytja e rrugës, por edhe nga bora që ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve, në qafën e Sinjës.
Përmbytjet nga moti i keq dhe nga reshjet e rëna pa ndërprerje, janë shkaktuar nga dalja nga shtrati të lumenjve Osum e Seman, si edhe nga bllokimi i kolektorëve të kanaleve kullues. Si rezultat i kësaj, më keq paraqitet gjendja në komunat Kutalli e Poshnje, ku edhe dje ka vazhduar përmbytja dhe gërryerja e tokës. Më të dukshme kanë qenë gërryerjet e tokës nga lumi Osum, në komunën e Poshnjes, në fshatrat Arrëz e Çiflik, të kësaj komune.
Sipas kreut të komunës Kutalli, Shpëtim Vrapi, mësohet se, “nëse nuk do të pastrohet kolektori, përmbytja do të vazhdoj e do të përfshijë nga 150 ha deri në 250 ha që ndjehen të kërcënuara nga ujërat. Sipërfaqet më të mëdha deri tani regjistrohen në fshatrat Rërëz e Drenovic. Kemi dy ditë rresht që u dërgojmë telegrame pushtetit qendror dhe ministrive përkatëse dhe deri tani askush nuk po interesohet”, shpreh shqetësimin e tij, kryekomunari i Kutallisë, Shpëtim Vrapi.