Kapen tre përdorues droge
28/01/2005
Kontroll në lokal
DURRES - Tre përdorues droge janë arrestuar në flagrancë,
Pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, u është
gjetur një sasi lënde narkotike. Kanë qenë informacionet e sakta të agjentëve të policisë, ajo që ka bërë të mundur vënien në pranga të tre shtetasve banorë të qytetit të Durrësit dhe një tjetri nga Puka. Sipas policisë, njëri nga të ndaluarit, Y.Tonuzi, i datëlindjes 1965, ka qenë edhe më parë i dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, gjë që e ka vënë atë nën përgjimin e vazhdueshëm të agjentëve të policisë për të zbuluar vendin e tregtimit të drogës për
përdoruesit e rregullt si dhe tregtarët e lëndëve narkotike. Burime policore deklarojnë se në të njëjtën kohë kur është arrestuar F.Vrioni, është ushtruar kontroll fizik edhe ndaj shtetasit N.Shaba. Shtetasi Shaba, të cilit iu gjet në xhep një pako letre me lëndë narkotike, ka deklaruar para bluve të Durrësit se pakon me drogë e kishte blerë në dyqanin e Y.Tonuzit. Kjo ka bërë që policia të ushtrojë kontroll të imtësishëm në lokalin e Tonuzit, nga ku ka nxjerrë dy qese me lëndë narkotike, sasia e së cilës nuk është publikuar nga policia.
Po dje, policia e Krujës ka vënë
në pranga shtetasin nga Puka, A.Lala, pasi në
automjetin e tij është gjetur 13,6 gr.
drogë. Lala është qëlluar nga persona të
paidentifikuar me armë zjarri në kohën që ai udhëtonte
me makinë. Pas plagosjes, Lala është shtruar në
Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe në kohën që ai i
është drejtuar Rinasit për kurim jashtë vendi, blutë e
Krujës e kanë ndaluar. Sipas policisë, Lala është
përpjekur të largohet jashtë vendi për t’iu shmangur
hetimeve për drogën e gjetur në makinën e tij dhe jo
për t’u kuruar. Gjatë vitit të kaluar janë penalizuar
14 shtetas për mbajtje lëndësh narkotike, trafik droge
dhe kultivim të lëndës narkotike. Policia e Durrësit, e
cila ia ka kaluar materialet Prokurorisë së rrethit
mendon se, pas hetimeve të plota, mund të rezultojë se
në rrjetin e shpërndarësve të drogës janë të përzier
edhe persona të tjerë, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë
nën vëzhgimin e agjentëve.