Port, pezullohet përpunimi i anijeve
28/01/2005
VLORË - Nga stuhia dhe dallgët e mëdha në ditët e fundit, të cilat kanë arritur lartësinë prej 6 ballësh. Kjo situatë ka bërë që të pezullohet puna e përpunimit të anijeve në port. Jo vetëm kaq, por ato janë larguar nga moli për t’u ankoruar në det të hapur, me qëllim shmangien e ndonjë përplasjeje me molin, apo me njëra-tjetrën.
Dy tragetet e linjës Brindizi-Vlorë, kanë mbërritur në portin e Vlorës me dy orë vonesë për shkak të detit shumë të trazuar. Për t’u ankoruar në mol, tragetet e kanë patur të pamundur, sepse nuk i kanë lejuar dallgët e mëdha, si dhe nga frika e përplasjes së tyre. Ankorimi dhe përpunimi i trageteve është bërë me shumë përpjekje dhe sakrificë vetëm disa orë më vonë.