Skandali me tokën, komuna kërcënon qarkun me gjygj
28/01/2005 Gashi e Llulla kundër Alizotit: Duhej të na kishte thirrur në analizë
Kryertari i komunës së Rashbullit dhe kryetari i
komunës Katundi i Ri, në Durrës, kanë reaguar menjëherë
pas akuzave të bëra ndaj tyre për abuzime dhe vjedhje
të tokave. Një ditë pasi kryetari i Qarkut të
Durrësit, Genci Alizoti, është shprehur publikisht se
kryetarët e komunave të mësipërme kanë punuar në
mënyrë të pandërgjegjshme, të dy kryetarët në një
konferencë për shtyp e kanë cilësuar deklarimin e
Alizotit si të papërgjegjshme. “Alizoti, para se të na
akuzojë, duhet të përgjigjet përse nuk jami ftuar në
analizën vjetore të punës komisionit të tokës së
Qarkut, dhe aty, në praninë time, të lëshonte serinë e
akuzave të pavërteta”, ka thënë kryetari i komunës
Katundi i Ri, Sadik Llulla. Të dy krerët e komunave
kanë pohuar se komisionet e ndarjes së tokës në
komunat e tyre kanë vepruar në përshtatje me ligjin
dhe se moskonfirmimi i tapive nga Alizoti nuk mund të
komprometojë punën e komisioneve. “Alizoti është i
saktë kur pohon se këto dy komuna, ku drejtojmë ne,
janë të Berishës”, ka thënë kryetari i komunës së
Rashbullit, Hysen Gashi, “por Alizoti duhet të mësojë
të thotë të vërtetën dhe të mos akuzojë sipas
urdhëresave që i jep partia e tij”. Sipas Gashit,
komisioni i tokës në komunën e tij nuk ka marrë asnjë
vendim për ndarje toke, pasi kjo tokë është e ndarë që
në vitin 1991. “Ne dhe komisioni ynë po bëjmë atë që
zyra e regjistrimit të tokës nuk e ka bërë prej 10 apo
13 viteve”, tha Gashi. Kryetari i komunës së
Rashbullit u shpreh se mungesa e azhornimit të tokës
ka shkaktuar jo pak probleme në komunë dhe, sipas tij,
kjo është drejtpërdrejt përgjegjësi e administratës
socialiste, ku përfshihet edhe Alizoti. “Asnjë m2 tokë
nuk është e lirë në komunën tonë, pasi ajo është ndarë
shumë vite më parë në zbatim të ligjit 7501 “Për
tokën”, shtoi Gashi. Ai vuri në dukje se në Rashbull
ka 170 familje të mbetura pa tokë, ndërkohë që 230
familje janë deklaruar pa prona edhe nga kryetari i
komunës Katundi i Ri. Të dy krerët e pushtetit vendor
kanë thënë se komisionet e tokave po punojnë për
plotësimin e dokumentacionit dhe jo për ndarjen e
tokës. “Ne kemi urdhëruar që komisionet të plotësojnë
të gjithë dokumentacionin që do t’u jap mundësi
pronarëve të ligjshëm të pajisen me kartën jeshile”,
tha Llulla, ndërkohë që kryetarët e komunave kanë
cilësuar se reforma e tokës nuk ka përfunduar. “Për aq
kohë sa do të kemi familje pa tokë, porqë kanë të
drejtën ligjore të pajisen me tokë, kjo reformë nuk
mund të quhet e mbyllur”, thanë ata. Krerët e
komunave të akuzuar për abuzime me ndarjen e tokës
kanë deklaruar se do të jenë të gatshëm të përballen
me drejtësinë. “Vetëm komisioni i ndarjes së tokës së
fshatit është i ligjshëm të ndajë tokën në bazë të
ligjit, ndërsa si ne edhe Genci Alizoti mund t’i
drejtohemi gjykatës për mosmarrëveshjet”, cilësuan
kryetarët e komunave, të cilët kanë thënë se Alizoti
nuk mund të dalë mbi ligjet e shtetit dhe as të bëjë
lojë politike me akuza të pabaza. Në komunën e
Rrashbullit e gjithë sipërfaqja prej 4000 ha tokë
është ndarë plotësisht shumë vite më parë, ndërsa në
komunën Katundi i Ri nga 4030 ha tokë ka mbetur pa u
ndarë një sasi shumë e vogël toke. Të dy krerët e
komunave të akuzuar për shkelje të ligjit, kanë thënë
se komisionet e tokës në këtë kohë po plotësojnë
formularët, që duhet të plotësoheshin shumë kohë më
parë dhe se të gjithë ata që kanë përfituar tokë janë
përfitues të ligjshëm. Asnjëri prej tyre nuk ka
pranuar akuzën se tapitë e dhëna nga komisionet janë
të paligjshme, ndërsa nuk kanë rezervuar denoncimin e
deklaratës së Alziotit si të nxitur nga stukturat e
partisë së tij. “Afrimi i fushatës elektorale e ka
vënë Alizotin përballë detyrimit të shpifë për të
gjithë drejtuesit e komunave dhe bashkive të drejtuar
nga anëtarë të PD-së apo të tjerë të pavarur”, u
shpreh Gashi, i cili i ka kërkuar Alizotit të
deklarojë gjithashtu edhe për taksat që ka mbledhur
pushteti vendor. Komuna e Rashbullit është e vetmja
në nivel vendi që ka siguruar vjeljen më masën 98 për
qind të taksës së tokës, ndërsa ka arkëtuar edhe një
milion dollarë nga taksa vendore.
Alizoti: Asnjë tapi toke nuk do të konfirmohet
Kryetari i Qarkut të Durrësit, Genci Alizoti, ka
deklaruar se do të pranojë të konfirmojë vetëm tapitë
e plotësuara para dhjetorit të vitit 1995, ndërsa të
gjitha tapitë e tjera që do t’i afrohen për konfirmim do
të cilësohen të paligjshme. Në takimin e parë të
komisionit të tokës për këtë vit, Alizoti është
shprehur se nga 160 aktmarrje toke në pronësi të
nënshkruara nga komisionet e tokave të komunave dhe
bashkive të Qarkut të Durrësit në vitin e kaluar,
vetëm 6 prej tyre janë konfirmuar. Alizoti ka qenë
shumë i ashpër kryesisht ndaj komisioneve të tokës në
komunën e Rrashbullit dhe Katundi i Ri, por ka
kritikuar për moszbatim të ligjit, sipas tij, edhe
komuna dhe bashki të tjera të Qarkut. Ai, pasi ka
kërkuar që këto komisione të njohin në detaje ligjin
8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi pa
shpërblim të tokës bujqësore” dhe ligjit nr. 8312 “Për
tokat bujqësore të pandara”, ka paralajmëruar krerët e
komunave problematike për penalizime, lidhur me
abuzimet në ndarjen e tokës. kryetari i Qarkut të
Durrësit ka përmendur problemin e ndarjes së tokës të
ish-NB-ve, tokat që shtrihen në zonën e zhvillimit të
turizmit, ato që administrohen nga ndërmarrjet e
përbashkëta dhe tokat që gjenden benda zgjerimit të
vijës kufizuese të përcaktuar nga KRRTRSH. Alizoti ka
deklaruar se pjesën më të madhe të tapive, të
cilësuara të paligjshme dhe që nuk janë pranuar të
konfirmohen prej tij, e zë komuna Katundi i Ri me 46
tapi, komuna Rashbull me 43 tapi dhe rrethi i Krujës
me 35 tapi. Rastet e deklaruara janë cilësuar veprime
të papërgjegjshme të punës së krerëve të komunave dhe
bashkive, ndërkohë që këta të fundit kanë pohuar se të
gjitha deklarimet e Alizotit janë të nxitura
politikisht.