Ish-ushtarakët, 236 emrat e rinj që marrin pensionet
ISSH publikon listën e re me emrat e ushtarakëve që u janë lidhur përfitimet deri në datën 7 nëntor
Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listën e re me emrat e ish-ushtarakëve që u janë lidhur përfitimet deri në datën 7 nëntor. Në këtë listë janë përfshirë 236 përfitues të pagesave suplementare, të cilët i përkasin kategorive të ndryshme, si: pension i parakohshëm, pension suplementar pleqërie, pension suplementar para ’91-it etj. Tashmë, specialistët e ISSH-së kanë nisur procesin e llogaritjes së pensioneve edhe për ish-ushtarakët që i përkasin kategorisë suplementare, para 30 qershorit 1991, të cilët kanë dalë në rezervë. Kryesisht, këta janë kategoria e personave të cilët kanë dalë që të gjithë në pension, por nuk kanë përfituar nga ligjet e mëparshme. Deri më tani, sipas të dhënave nga ISSH-ja, janë caktuar rreth 50% e pensioneve suplementare, për pensionet e reja të pleqërisë, për ata që janë liruar para datës 30.06.1991.