Te afermit e nje te arrestuari qellojne me grushta nje prokuror ne Fier

Prokurori Çlirim Sina ne Fier eshte kercenuar dhe qelluar me grushta nga te afermit e nje te arrestuari. Sina akuzohet nga autoret se po mbante pa asnje prove ne burg njeriun e tyre. Sulmi ka ndodhur menjehere pasi ka perfunduar séanca gjyqesore. Policia e Fierit arrestoi menjehere tre personat e denoncuar per kete ngjarje. Ne pranga perfunduan Musa Godo, 19 vjec, Myfarete Godo 42 vjece dhe Bujar Godo 47 vjece, te tre nga fshati Portez i Fierit.