E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Opozita sdo te jete ne asnje moment pengese per integrimin ne BE

“Uroj që nga Brukseli të kthehet me mend në kokë e këmbë në tokë.” Sepse sipas kryetarit të PD-së, kryeministri Rama deri tani vetëm këtë nuk e ka bërë. Lulzim Basha numëroi disa momente të sjelljes së kryetarit të mazhorancës, sipas tij provokative ndaj opozitës në Shqipëri e Kosovë, dhe aspak premtuese për të ardhmen europiane të Shqipërisë. “Zoti Rama i shpalli luftë opozitës në daljen e tij të parë në foltoren e Kuvendit, duke provokuar largimin e  saj nga seanca. Një ditë më pas provokoi braktisjen e Kuvendit të Kosovës nga opozita e Kosovës me qëndrimet e tij ideologjike përçarëse të stampës së vjetër ndaj figurës së ndritur të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova.  Në harkun e njëzet e katër orëve provokoi braktisje nga dy opozita kombëtare, një rekord që nuk e ka asnjë kryeministër. Në vend që të nxirrte mësime përgjatë debatit parlamentar, zoti Rama e thelloi më tej luftëshpalljen ndaj opozitës me deklaratën e tij paprecedent se opozita nuk ka parë akoma se ç’është dhuna, deklaratë nga e cila nuk është tërhequr ende”, u shpreh Basha. Gjithashtu, në listë ishte dhe vendimi për portretin në zyrat e administratës shtetërore.  “Në vrapin e tij drejt godinës së qeverisë, akoma pa u tharë boja e firmës së betimit para Presidentit të Republikës, nxitoi të hiqte portretin e tij në shkelje flagrante dhe përçarëse të Kushtetutës, etikës, dhe bonsensit.  Kjo nuk është rruga për të shkuar në Europë. Shqiptarët nuk harrojnë se Edi Rama bllokoi integrimin e vendit si opozitar kundër qeverisë. Me veprimet konfliktuale dhe përçarëse që po kryen ai po rrezikon të bllokojë  përsëri, kësaj radhe si qeveritar kundër opozitës”, deklaroi Basha. Si kryetar opozite Basha garantoi përfaqësesueit më të lartë të BE-së se, ashtu si në qeveri do të jenë promotor të avancimit të procesit të integrimit “Dua të siguroj përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel, sikurse kemi siguruar qytetarët dhe Kuvendin e Shqipërisë këto ditë, se opozita e re shqiptare nuk do të jetë në asnjë moment pengesa dhe problemi i integrimit të vendit në BE, se do të jemi promotorë, siç kemi qenë në qeveri, se do të votojmë çdo ligj dhe akt shkon në përmbushje të kritereve të integrimit”, garantoi kryetari i PD. Mesazh të cilin Basha ftoi edhe rivalin e tij politik ta lexojë drejt, duke i kërkuar dhe reflektim mbi të.

Deklarata e plotë e kryetarit Basha  Edi Rama mori në Bruksel, mesazhin e qartë për të bashkëpunuar ngushtë me opozitën e vendit të tij. Në emër të Partisë Demokratike falenderoj miqtë dhe partnerët e Shqipërisë në Bashkimin Europian për këtë mesazh kuptimplotë dhe për vendosmërinë e tyre konstante në mbështetje të aspiratave europiane të popullit shqiptar.  Me këtë rast dua të siguroj edhe një herë përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel, sikurse kemi siguruar qytetarët dhe Kuvendin e Shqipërisë, se opozita e re shqiptare nuk do të jetë në asnjë moment pengesa dhe problemi i integrimit të vendit tonë në BE, se do të jemi promotorë, siç kemi qenë në qeveri, se do të votojmë çdo ligj dhe akt që shkon në përmbushje të kritereve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkaq sot, Partia Demokratike kërkon nga zoti Rama që ai ta lexojë drejt  dhe të  reflektojë pa humbur kohë  rreth  këtij mesazhi thelbësor për fatin e  integrimit të  Shqipërisë  në Bashkimin Europian, si  dhe për rolin përbashkues që duhet të luajë Tirana zyrtare në  marrëdhëniet me fqinjët politikë shqiptarë në Kosovë, Maqedoni  dhe në trevat e tjera.  Ta lexojë jo si një mesazh rutinë por para së gjithash si një këshillë ndihmuese dhe qortuese për startin plot qëndrime përçarëse e konfliktuale në detyrën e  tij si kryetar i ri i Këshillit të Ministrave. Zoti Rama i shpalli luftë opozitës në daljen e tij të parë në foltoren e Kuvendit, duke provokuar largimin e  saj nga salla. Një ditë më pas provokoi braktisjen e Kuvendit të Kosovës me qëndrimet e tij ideologjike përçarëse të stampës së vjetër ndaj figurës së ndritur të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova.  Në harkun e njëzet e katër orëve, provokoi braktisje nga dy sallat e parlamenteve kombëtare, një rekord që nuk e ka asnjë kryeministër. Në vend që të nxirrte mësime përgjatë debatit parlamentar, ai e thelloi më tej luftëshpalljen ndaj opozitës me deklaratën e tij paprecedent se opozita nuk ka parë akoma se ç’është dhuna, deklaratë nga e cila nuk është tërhequr ende. Në vrapin e tij drejt godinës së qeverisë, akoma pa u tharë boja e firmës së betimit para Presidentit të Republikës, nxitoi të hiqte portretin e tij në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe në shenjë urrejtje politike ndaj Partisë Demokratike si forcë politike që kandidoi Presidentin e Republikës .  Kjo nuk është rruga për të shkuar në Europë. Shqiptarët nuk harrojnë se Edi Rama bllokoi integrimin e vendit si opozitar. Me veprimet konfliktuale dhe përçarëse që po kryen ai po rrezikon të bllokojë  përsëri, kësaj radhe si qeveritar kundër opozitës së vendit.  Uroj që nga Brukseli të kthehet me mend në kokë dhe këmbë në tokë e të heq dorë nga konfliktualiteti dhe fryma përccarëse e urrejtjes ndaj opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›