E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina paralajmëron grekët në Maqedoni

 

Greqia ka paralajmëruar dje shtetasit e vet, që të kenë kujdes kur vendosin të vizitojnë Maqedoninë fqinje, pas një sulmi kundër turistëve grekë gjatë fundjavës së kaluar. “Inkurajojmë shtetasit grekë, që të ndërmarrin masa për kujdes të veçantë derisa qëndrojnë ose kalojnë nëpër Maqedoni”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Tri ditë më parë turistët grekë janë ankuar për sulmin kundër tyre nga të rinjtë maqedonas me  parulla antigreke në autobusët e tyre, duke i qëlluar me objekte. Mes dy vendeve nuk ka një klimë shumë pozitive prej vitesh. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›