Klinton propozon zgjidhje për Lindjen
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha dje se zgjidhja me dy shtete për konfliktin izraelito–palestinez, është e “pashmangshme”. Sipas saj, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen fort për krijimin e shtetit palestinez, pranë atij izraelit. Komentet e saj u bënë gjatë konferencës për shtyp në Jerusalem, dje së bashku me kryeministren e Izraelit në largim, Tzipi Livni. Kryeministri i ardhshëm i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në të kaluarën, ka kritikuar bisedimet paqësore me palestinezët dhe mundësinë për krijimin e shtetit palestinez. Kjo është vizita e parë zyrtare e Sekretares amerikane të Shtetit, Hilary Klinton, në Izrael.