“Letra e Obamës pa nisma specifike”
Zëdhënësja e presidencës ruse, Nataliya Timakova, ka konfirmuar sot se presidenti amerikan, Barak Obama ka dërguar një letër për presidentin Dimitri Medvedev, ku ka paraqitur disa propozime për mbrojtjen raketore dhe për Iranin. Sipas saj në letër nuk ka nisma specifike, por zhvillimi është “pozitiv”. Mediat amerikane kanë raportuar se letra e presidentit Obama dërguar presidentit Medvedev, sugjeron se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga vendosja e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, nëse Rusia do të ndihmonte që Irani ta ndalë zhvillimin e armatimit bërthamor dhe atë të raketave me rreze të gjatë veprimi.