Athina zyrtare Aktet e dhunes goditje ndaj demokracise
Aktet e dhunshme ne Shqiperi nuk kane shkaktuar vetem vdekjen tragjike te tre njerezve dhe shume te tjereve qe u plagosen por edhe nje goditje kunder Republikes se Shqiperise dhe demokracise. Ky ishte reagimi i perfaqesuesit te Ministrise se Jashtme greke Grigoris Delavekuras sipas te cilit Shqiperia nuk duhet te rreshqase ne dukuri dhune. Shqiperia nuk duhet aktualisht te rreshqase ne dukuri dhune. Kjo eshte nje pergjegjesi historike e te gjitha forcave politike dhe shoqerore te vendit qe te tregojne permbajtje - deklaroi ai. Ndersa ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis duke iu referuar zhvillimeve te se premtes ne Shqiperi tha se fenomene te tilla jane te demshme per demokracine.