E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle Berisha po i lidh duart prokurorise

Partia Socialiste reagon pas akuzave te Kryeministrit Berisha gjate mbledhjes se qeverise. Deputeti socialist Namik Dokle gjate fjales se tij tha se ngritja e komisionit hetimor i lidh duart prokurorise. Me tej ai tha se me kete akt Kryeministri Berisha po tenton te dale mbi prokurorine. Ne vijim te fjales se tij ai i beri thirrje prokurorise qe te zbardhe vrasjet e ndodhura ne demonstrate. Dokle beri thirrje serish per lirimin e personave qe jane ndaluar nga policia. Ky reagim erdhi pas lajmerimit nga ana e kreut te ekzekutivit per mbledhjen e jashtezakonshme te Parlamentit dhe ngritjen e nje komisioni hetimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›