E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdher-arrestet PD Ina Rama po shkel ligjin

Partia Demokratike nepermjet deputetes Mesila Doda ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama si bashkepunetore ne ate qe e ka cilesuar si puc shteteror te organizuar nga Edi Rama. Dje dasmorja e Edi Rames Ina Rama hoqi cdo maske dhe deshmoi se eshte fund e krye pjese dhe aktore e grushtit te paramenduar te shtetit. Urdhri i arrestit i 6 komandanteve te gardes eshte leshuar dje nga Ina Rama pa asnje hetim ne perpjekje per te derguar pas hekurave mbrojtesit e institucioneve heronjte qe mbrojten Keshillin e Ministrave dhe Kryeministrin e vendit - tha ajo. Sipas deputetes demokrate ky urdher eshte leshuar me qellimin e vetem qe te lere pa koke dhe mbrojtje Garden e Republikes dhe mbrojtesit e institucioneve te vendit. Qellimi i ketij akti kriminal eshte te beje me te lehte sulmin dhe dhunen ndaj institucioneve te tjera kushtetuese te vendit ne menyre qe tu hape rruge falangave kriminale te Edvin Rames - tha ajo ndersa deputeti Eduard Halimi i beri thirrje organit te akuzes te reflektoje ne zbatim te Kushtetutes e ligjit.

Eumlshte konstatim i hidhur dhe i dhimbshem se me shume se 24 ore pas tentatives per puc shteti prokuroria nuk i ka dale zot situates. Perkundrazi ne abuzim flagrant me detyren dhe arbitraritet te hapur ka leshuar urdher ndalimi per trupen drejtuese te gardes - tha ai. Sipas Halimit urdhrat e nxjerre nga kryeprokurorja jane ne shkelje te nenit 253 te Kodit Penal. Te nxjerresh nje urdher ndalimi ashtu sic parashikon ligji penal ne kete vend neni 253 i KPP do te thote te kesh prova te dhena te besueshme te bazuara ne prova prova per krime prova per rrezik arratisjeje dhe ikje te te dyshuarve. Asnje prove asnje e dhene asnje dyshim asnje ekspertize apo eksperiment nuk ngarkon me pergjegjesi qofte edhe administrative drejtuesit e Gardes se Republikes. Le ta beje publik prokuroria urdhrin e ndalimit qe ta kuptojne shqiptaret se sa rende ka abuzuar prokuroria me ligjin - deklaroi ligjvenesi demokrat. Ai shtoi se drejtuesit e gardes kane qene ne gatishmeri absolute te ligjshme kane qene nen ushtrimin e detyres dhe misionit te tyre te ligjshem per mbrojtjen e institucioneve kushtetuese dhe rendit kushtetues ne kete vend. I kujtoj prokurores se Pergjithshme publikisht vetem ne nen te Kodit te Procedures Penale dhe i kerkoj publikisht te reflektoje nenin 254 te Kodit te Procedures Penale i cili parashikon Arrestimi ose ndalimi nuk lejohet kur nga rrethanat e faktit del se veprimi eshte bere gjate kryerjes se nje detyre ose gjate ushtrimit te nje te drejte ose kur ekziston shkak padenueshmerie - perfundoi Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›