E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina zyrtare reagon ndaj Shkupit

TIRANE - Ministria e Jashtme e Greqise, permes zedhenesit te saj, Jorgos Kumutcaqos, shprehu dje qendrimin mbi nje deklarate, te nje dite me pare te qeverise se Shkupit. "Komunikata e djeshme e qeverise Gruevski perben nje tentative te re sfiduese, shtremberimi flagrant te realitetit. Perben nje tentative te re te papranueshme nderhyrjeje ne punet e brendshme te Greqise", thuhet ne deklaraten e Ministrise se Jashtme greke qe u dergua dje ne media nga Ambasada e Greqise ne Tirane. "Kjo politike kultivimi te ndergjegjshem te nacionalizmit dhe te urrejtjes, eshte me se paku e papergjegjshme", vijon deklarata e MPJ helene. "Le ta kuptoje Gruevski, se ne, qytetareve greke, nuk na nevojiten avokate te paftuar, madje dhe me stimuj te qarte", vijon deklarata, bere thirrje qe Maqedonia te perqendroje interesimin dhe perpjekjet e tij per permiresimin e gjendjes se perkeqesuar te demokracise ne vendin e vet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›