E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emiratet e Bashkuara Arabe njohin Kosoven

Emiratet e Bashkuara Arabe e njohen pavaresine e Kosoves, duke u bere shteti i pare arab qe e njeh Kosoven. Me kete njohje numri i shteteve qe pranojne pavaresine rritet ne 51. "Emiratet e Bashkuara Arabe shpallin se e njohin Kosoven si shtet te pavarur", ka njoftuar EAM, agjencia zyrtare e lajmeve ne kete shtet arab. "Kjo levizje eshte ne nje linje me perkrahjen per te drejten legjitime te popullit per vetevendosje", citon EAM, agjencia franceze e lajmeve(AFP). Pesedhjete shtete, perfshire shumicen e vendeve te BE-se dhe te SHBA-ve, e kane njohur deri me tani Kosoven, e cila shpalli pavaresine me 17 shkurt. Emiratet e Bashkuara Arabe jane aleat i SHBA-ve dhe kane nje kontingjent ne forcen nderkombetare te NATO-s, te vendosur ne Kosove, qe nga viti 1999. Me kete njohje numri i shteteve qe pranojne pavaresine rritet ne 51.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›