E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: SHBA pjese e EULEX

Keshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar pjesemarrjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne misionin EULEX ne Kosove. Vendimi eshte bere i ditur zyrtarisht diten e djeshme ne Bruksel. Keshilli ka miratuar dokumentin per pjesemarrjen e SHBA-ve dhe sipas tij, Uashingtoni do te siguroje se "zyrtaret e ketij vendi do te kryejne misionin ne pajtim me aksionin e perbashket dhe planin operativ te EULEX-it". Yves de Kermabon, shef i EULEX-it, sipas kesaj marreveshjeje, do te komandoje dhe do t'i kontrolloje ekipet dhe njesite e ketij misioni. "Amerika nderkaq, ka kerkuar dy perjashtime: Cfaredo mase disiplinore "do te mbetet nen kompetenca te SHBA-ve", dhe se, "statusi i pjesetareve amerikane ne kete mision do te jete nen kompetenca ekskluzive juridike", thuhet ne komunikaten e leshuar pas takimit dyditor te Keshillit te Ministrave.

Perpos kesaj, vendosja dhe funksionalizimi sa me i shpejte i misionit te EULEX-it, sipas autoriteteve ne Prishtine, do te ndikonte ne permiresimin e ceshtjeve qe kane te bejne me sundimin e ligjit. Duke komentuar paralajmerimet e ketyre diteve, se mund te kete serish shtyrje te fillimit te punes se misionit te Bashkimit Evropian, zyrtare kosovare thone se kjo ceshtje u perket instancave te politikes nderkombetare. Institucionet e Kosoves nuk do te perzihen ne ceshtjet qe kane te bejne me shtrirjen e EULEX-it, duke e pare kete si nje proces qe kerkon aranzhime ne nivele te politikes nderkombetare. Perfaqesues te institucioneve te shtetit me te ri ne Ballkan thone se shpresojne qe EULEX-i te shtrihet sa me shpejt ne gjithe territorin e vendit, por, sipas tyre, Kosova nuk mund te ndikoje ne politikat nderkombetare qe kane te bejne me pershpejtimin e shtrirjes se ketij misioni. Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, thote se kosovaret duhet te perqendrohen sa me shume ne funksionimin e institucioneve, duke besuar se edhe prania nderkombetare do te kryeje pjesen e vet te punes. "EULEX-i i di detyrat dhe pergjegjesite qe i ka edhe me Kushtetuten e Kosoves, por ato jane pergjegjesite e tyre. Ne jemi te interesuar te shohim se si dhe sa po funksionon sundimi i ligjit ne pjesen qe qeverisin qeveria dhe institucionet e Kosoves. Qeveria dhe institucionet e Kosoves po punojne ne baze te Kushtetutes, e cila ka hyre ne fuqi ne qershor te ketij viti", tha Krasniqi. Misioni i EULEX-it do te shtrihet ne Kosove pas tranzicionit te kompetencave nga misioni i UNMIK-ut.

Bildt: "Misioni i BE-se ne shtetin e ri eshte me i rendesishem per shqiptaret"

Shefi i diplomacise suedeze, Carl Bildt ka deklaruar, se ceshtja e vendosjes se EULEX-it ne Kosove nuk eshte kusht per ratifikimin e marreveshjes se stabilizim-asociimit dhe fillimit te marrjes se statusit te kandidatit per Serbine. "EULEX eshte i rendesishem per Kosoven dhe per njerezit qe jetojne atje, ne radhe te pare per shqiptaret. Eshte gabim i madh qe te lidhet fati i EULEX-it me hapesiren ne veri te Ibrit, e cila eshte dhjete per qind e territorit te Kosoves", u shpreh Bildt. Sipas tij, eshte me rendesi perqendrimi ne 90 perqindshin e territorit te Kosoves, sepse shqiptaret kane me se shumti nevoje per shtetin juridik. Keshtu thote ministri suedez Bildt, ndonese shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, vazhdimisht e perserit se ky mision ne Kosove eshte per te mbrojtur minoritetet e ne radhe te pare serbet.

Pajaziti: Misioni i BE-se, mbeshtetje per institucionet tona

Nderkohe, ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, thote se ceshtja e aranzhimeve lidhur me EULEX-in ka te beje me OKB-ne dhe BE-ne. "Me rendesi per ne eshte konsolidimi i metutjeshem i institucioneve tona, zbatimi i Kushtetutes dhe funksionalizimi i ligjit ne gjithe territorin e Kosoves. Sa me shpejt te vendoset EULEX-i, sepse do te jete nje mbeshtetje me e mire edhe per ne, per institucionet tona", u shpreh Pajaziti.

Fillimisht, pritjet ishin qe EULEX-i te fillonte me punen e vet ne Kosove ne qershor, me pas ne fund te ketij viti, kurse keto dite, zyrtare te Bashkimit Evropian nuk e perjashtojne mundesine qe EULEX-i te nise punen ne fillim te vitit tjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›