"Kenaqesi per punen qe kemi bere"
Tirane - Muhamet Rrumbullaku, ka falenderuar dje te gjithe ata me te cilet ka punuar. "Ne perfundim te detyres time si drejtor i Policise se Qarkut Tirane do te doja te shprehja kenaqesine dhe respektin per punen dhe bashkepunimin qe kam pasur me te gjithe stafin drejtues te kesaj Drejtorie", ka thene ai. Sipas tij, ka qene kenaqesi dhe krenari gjithashtu, per vleresimin e punes se Policise se Tiranes, pune e mbushur me devocion e perkushtim ne sherbim te Ligjit dhe te komunitetit, qytetareve, nxenesve, studenteve, biznesit etj, duke radhitur Policine e Tiranes, ne pararoje te rezultateve te arritura per realizimin e prioriteteve te Ministrise se Brendshme e Policise se Shtetit. "Ky progres, lidhur me sigurine e rendit publik dhe goditjen e krimit ne teresi, ne Qarkun e Tiranes eshte mjaft i dukshem, i ndjeshem dhe i vleresuar, nga qytetare shqiptare dhe te huaj, figura nderkombetare politike, por dhe organe mediatike", ka shtuar ne fjalen e tij. "Per keto arsye eshte i merituar vleresimi per te gjithe punonjesit e strukturave te Policise se Tiranes, me te cilet kemi perballuar sfidat qe na u parashtruan dhe qe me angazhimin e tyre, na kane dhene mundesine te jemi krenar per gjendjen e sotme te parametrave te sigurise dhe rezultatet jashtezakonisht pozitive te arritura", thene Rrumbullaku.