E shpallur e zhdukur, gjendet me te dashurin
Pogradec - Nje 18-vjecare nga fshati Verdove e Pogradecit, e cila prej disa ditesh figuronte e humbur, gjendet nga policia ne Kukes, nen shoqerine e nje miku te saj. Burime zyrtare nga Policia e Korces bene te ditur se, nje dite me pare rreth ores 10:00 ne qytetin verior te Kukesit eshte kapur nga policia 18-vjecarja Mirela Molla, nga fshati Verdove i Pogradecit. Policia ben te ditur se "adoleshentja ishte e shpallur ne kerkim nga Komisariati i Pogradecit, per arsye te largimit nga banesa ne drejtim te paditur". Kane qene familjaret e 18-vjecares qe disa dite me pare kishin denoncuar ne policine e Pogradecit se Molla, ishte larguar nga shtepia dhe askush nuk kishte adrese per te. Madje familjaret dyshonin se vajza e tyre mund te trafikohej. Sipas policise fillimisht te dhenat dhe fotografia e vajzes iu shpernda gjithe pikave kufitare dhe komisariateve te vendit. Kane mjaftuar disa dite qe policia te binte ne gjurme te saj. Nga hetimet e kryera rezultoi se 18-vjecarja kishte miqesi me nje djale nga qyteti i Pogradecit. Pas hetimeve, policia ka marre informacion se ata te dy ishin larguar ne drejtim te Kukesit, ku dhe u gjet adoleshentja. D. Zisi