E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohej per plagosje, arrestohet pas nje viti

Durres - I kerkuar per plagosjen e nje bashkemoshatari te tij, pas nje viti eshte vene ne pranga. Policia e Durresit, ka bere te ditur dje se, ka vene ne pranga Elton Ramen, 27 vjec. Burimet zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thane dje, se 27-vjecari ishte i vetmi qe kerkohej per plagosjen e bashkemoshatarit afro nje vit me pare, eshte arrestuar nga policia. "Elton Lama, 27 vjec, lindur e banues ne lagjen numer 1, te qytetit bregdetar, u arrestua nje dite me pare, nga forcat e Drejtorise se Policise Durres", thane gjate dites se djeshme burimet zyrtare te policise lokale. Arrestimi i Lames u be per te ekzekutuar nje vendim penal te dates 25 janar 2008 te Gjykates se Rrethit Durres, ku ndaj 27-vjecarit eshte caktuar masa e sigurise "arrest ne burg", thane uniformat blu. Kjo mase sigurie erdhi pasi ndaj Rames, rendojne akuzat e "vrasjes me dashje mbetur ne tentative" dhe "mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake". I riu dyshohet se me 1 dhjetor 2007, rreth ores 19.00, ne lagjen Nr. 1 Durres e pikerisht te bar-kafe "Montenegro", gjate nje grindje te castit, ka plagosur te riun me inicialet A. I. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›