E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë – Shkup, situata mbetet “në vend numëro”



Pas thirrjeve të Athinës zyrtare ndaj Shkupit për ndryshim të qëndrimit ndaj çështjes së emrit, asnjë hap përpara nuk është bërë në këtë drejtim. Kryeministri grek, Kostas Karamanlis i akuzoi sërish autoritet maqedonase për nacionalizëm dhe sjellje provokative. Karamanlis paralajmëroi edhe një herë autoritetet e Shkupit. “Për herë të fundit dua t’i drejtohem Shkupit dhe të përsëris se historia shekullore as nuk fshihet, as nuk shkruhet përsëri. Përsëris se për çështjet kombëtare, Greqia ka qëndrime të qarta dhe nuk do të lëshojë as një hap”,- deklaroi Karamanlis.
Ai theksoi se rruga europiane çon drejt respektimit të detyrimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. “Ne grekët duam që Ballkani të jetë rajon i stabilitetit dhe i sigurisë për të gjithë. Orientimi jonë është e drejta ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare dhe respekti reciprok”,- theksoi kryeministri grek Karamanlis.

Ingusheti shpërthen kamioni bombë, 19 të vrarë

Policia e Kaukazit Verior bëri të ditur se të paktën 19 persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 70 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim bombe të vendosur në një kamion. Zyrtarë të Ingushetisë thonë se një kamion bombë shpërtheu në komandën e policisë të qytetit Nazran. Sipas tyre, kamioni u përplas me portat e kompleksit policor dhe shpërtheu ndërkohë që policët po rreshtoheshin për apelin e mëngjesit. Zyrtarët thanë se bomba, e cila kishte më tepër se 20 kilogramë eksploziv, dëmtoi rëndë makinat dhe ndërtesat përreth. Të paktën 9 prej të plagosurve ishin fëmijë. Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, forcat qeveritare kanë vazhduar luftimet me separatistët në Ingusheti dhe pjesë të tjera të Rusisë jugore. Shkëmbimet e zjarrit dhe incidente të tjera të shoqëruara me viktima janë një dukuri e zakonshme në republikat e trazuara jugore të vendit.

18 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›