E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, administrata “Obama” heq nga lista e prioriteteve sigurimin



Sigurimi publik nuk do të jetë prioritet i administratës “Obama”. Lajmi u bë i ditur nga Sekretaria amerikane e Shëndetësisë, Kethlin Sebelius, e cila në një intervistë për CNN diskutoi për pikën më të kritikuar të reformës në shëndetësi të propozuar nga presidenti amerikan, atë të entit të sigurimit publik. Nga kjo reformë mbulohen 46 milionë amerikanë që nuk kanë sigurime shëndetësore dhe 25 milionë të tjerë me sigurime të pjesshme.
Sipas Sebelius, kritikët e reformës në kujdesin shëndetsor po përdorin taktika frikësuese në përpjekje për ta mposhtur projektligjin. Ajo iu kundërvu kundërshtarëve politikë, të cilët shprehen se plani i presidentit do ta lejonte qeverinë të nxiste euthanasian e të moshuarve apo të sëmurëve të pashërueshëm, përmes të ashtëquajturve komisione të vdekjes. Sebelius tha se meqenëse kjo çështje është kaq e debatueshme, ka të ngjarë që klauzola për t'i dhënë fund jetës, mund të mos arrijë deri në projektligjin përfundimtar. Ajo u tërhoq gjithashtu nga ideja që plani i kujdesit shëndetsor publik të konkurojë me kompanitë private, ide që presidenti e ka mbështetur më parë.

18 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›