E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë-Romë, përplasje për TEC-in shqiptar

Qeveria ka marrë dy oferta për ndërtimin e një termocentrali me qymyr në vend nga dy grupe private. Pak muaj më parë, gjiganti italian "Enel" kërkoi publikisht të ndërtojë një TEC me qymyr në Shqipëri, duke i paraqitur edhe propozimin përkatës qeverisë. Por së fundmi në tryezën e Kryeministrit ka mbërritur edhe një ofertë tjetër nga një konsorcium greko-gjerman mes shoqërive RWE, PPC dhe Titan. Ky grup investitorësh që dy ditë më parë u prit nga Kryeministri Berisha, po lobon fuqishëm për të marrë viston e ndërtimit të një termocentrali deri në 800 megavat. "Qeveria shqiptare do t‘i konsiderojë të dyja projektet dhe do t‘i vlerësojë në bazë të kritereve ambientaliste, teknologjike dhe kriterit të radhës", u ka thënë Berisha përfaqësuesve grekë. I sigurt është fakti se në Shqipëri do të ndërtohet vetëm një termocentral dhe qeveria ndodhet tashmë në dilemë, nëse do të zgjedh projektin greko-gjerman apo atë italian.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›