Athinë, arrestohet shqiptari i dënuar me burg për jetë
Në pranga ra shtetasi Apostol Sotiri, 43-vjeç, lindur në Gradisht, Lushnjë.
Ai u arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë pasi është dënuar nga drejtësia shqiptare. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 1998, e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes“ dhe “Armëmbajtjes pa leje”.
Shtetasi Sotiri, më datë 10.10.1998, ka vrarë bashkëshorten e tij, për motive xhelozie, duke e qëlluar me tetë plumba, si dhe ka tentuar të vrasë gjithashtu shtetasin Ilir S.. Ky shtetas, gjatë qëndrimit në Greqi përdorte një pasaportë me gjeneralitete të tjera./S.Ll/Start/
2011-01-14 14:45
[