E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta jep dorëheqjen deputetët PS: Të largohet dhe Berisha

TIRANE- Ndërsa Ilir Meta njoftonte dorëheqjen nga dy postet qeveritare nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në kampin e opozitës, po zhvillohej Asambleja Kombëtare e PS-së.
Në një prononcim për NEWS24 ata kanë komentuar largimin e Ilir Metës si fitoren e një beteje, ndërsa beteja vazhdon për të larguar Berishën

SHALSI: RA NJE MOLLE E KALBUR
Eduard Shalsi “Pak më parë ra një mollë e kalbur e kësaj qeverisjeje. Ka mbetur dhe një mollë tjetër e kalbur që e ka emrin Sali Berisha. Nuk mund të ndodhte ndryshe me një qeveri e cila jo vetëm vodhi zgjedhjet por nuk ka asnjë lidhje me problemet e shqiptarëve. “

BALLA: BETEJA VAZHDON, DO LARGOJME BERISHEN
“Sapo është rrëzuar paterica që mban në këmbë pushtetin e vjedhur të Sali Berishës, pazarxhiu tjetër që lidhi marrëveshjen me Berishën në gusht 2009 në kurriz të shqiptarëve. Beteja jonë vazhdon për të larguar Sali Berishën. Ai është pushteti i vjedhur që duhet larguar medoemos. Demostrata popullore që fillon më 21 janar ka objektiv largimin e Sali Berishës.

TAHIRI: BERISHA 80 % I QEVERISE SE KORRUPTUAR

“Pushtetin e ndajnë 20% Ilili dhe 80 % Saliu. 20 % i Ilirit ishte 20 % i korrupsionit dhe 80 % i korrupsionit mbetet Sali Berisha. Patjetër duhet të ikë Sali Berisha.”

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›