Athinë, atentat emigrantit shqiptar për larje hesapesh
Vritet në një atentat mafioz të organizuar në Athinë, emigranti shqiptar Agron Beqiri.
Marko Caka/ ATHINE
Ngjarja ndodhi dje në mëngjes në lagjen e njohur të Athinës, Kalithea, ku 42-vjeçari shqiptar është qëlluar me armë zjarri në kokë duke mbetur i vdekur në vend. Zona ku ndodhi krimi njihet për vrasjet e ngjashme që kanë ndodhur edhe më parë aty. Dëshmitarët okularë që po shkonin në punë në kohën kur ndodhi atentati, rrëfyen se kanë parë një person të panjohur në moshë të re, që i ka dalë përpara viktimës Agron Beqiri, duke e qëlluar më pas me armë zjarri në kokë. Sipas dëshmitarëve, vrasësi e qëlloi viktimën tri herë në kokë me një pistoletë. Ekzekutori ndodhej në kryqëzimin e dy rrugëve "Platonos" dhe "Ilektra" në kohën kur viktima po zbriste nga makina e tij e markës "Mercedes-Benz", aty pranë. Besohet se viktima kishte lënë takim me vrasësin që po priste, i cili nuk ka preferuar të bisedonte me emigrantin shqiptar, por i ka shkrepur revolverin në kokë tri herë me radhë. Një i moshuar që ishte nisur në drejtim të një kafeneje në momentin e vrasjes tha se, bashkë me krismën e pistoletës ka dëgjuar këto fjalë në shqip, "vetëm këtë meriton ti". Arma e vrasësit me një gjakftohtësi të dukshme është shkrehur mbi emigrantin shqiptar. Kalimtarët e shumtë të ndodhur aty janë shtrirë përdhe, duke menduar se e njëjta gjë mund të bëhej ndaj, tyre pasi ishin dëshmitarë të këtij krimi. Por vrasësi është larguar pa u shqetësuar, pasi ka konfirmuar se emigranti shqiptar Agron Beqiri kishte vdekur në vend. Ndërkohë që trupi i shqiptarit të vrarë ishte shtrirë në asfalt, nuk ka vonuar shumë dhe ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Kufoma e shqiptarit është dërguar në spitalin "Evangjelizmo", por gjatë rrugës është konstatuar vdekja e viktimës.
Hetimi i policisë
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta të policisë rajonale greke dhe njëkohësisht disa motoçikleta të ndërhyrjes së shpejtë të grupit "Z". Ato janë vënë në kërkim të vrasësit nëpër rrugicat e shumta të lagjes "Kalithea", por pa rënë në gjurmët e tij. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Athinës dhe pritet që me anë të familjarëve dhe të afërmve të tij të përcillet në Shqipëri për në banesën e fundit. Sipas hetimeve paraprake, policia greke dyshon se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh. Burimet e policisë konfirmojnë se, viktima ka pasur mosmarrëveshje të forta me autorin e vrasjes, i cili kishte zënë pritë dhe ka qëlluar qetësisht me armë zjarri pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi emigrantit shqiptar. Policia e Krimeve të Rënda është vënë në lëvizje për kapjen e autorit të krimit dhe organet hetimore po punojnë me gëzhojat e pistoletës, që u gjetën në vendin e ngjarjes. Hetuesit presin rezultatet e laboratorit të ekspertizës nëse pistoleta, që qëlloi trupin e shqiptarit Agron Beqiri, është përdorur më parë në ndonjë krim tjetër, autori i të cilit mund të njihet prej policisë. Një tjetër provë e policisë është edhe lista e telefonatave që u gjetën në celularin e viktimës, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur bisedat e fundit të tij. Policia nuk përjashton mundësinë që vrasësi të ketë pasur lidhje me viktimën për shkak se krimi ka qenë për mosmarrëveshje nga të dyja palët. Në lagjen ku ndodhi vrasja e shqiptarit brenda pak muajve janë regjistruar shtatë atentate të ngjashme. Një prej shkaqeve kryesore të këtyre krimeve është konkurrenca mes grupeve të ndryshme rivale, për të kontrolluar zonat e shpërndarjes së drogës dhe shfrytëzimit të prostitutave.