E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Një thes me gola për tifozët”



“Është një nga ato gola që gjithkush i ka ëndërruar t’i shohë në “Turf Moor”, - shkruan burnleyexpress.net. Një kryevepër e krijuar nga Besart Berisha, protagonist absolut i një goli të jashtëzakonshëm në fitoren 3-0 të Bërnlit kundër Accrington Stanley. Një moment krenarie, i ngjashëm me atë që Besart Berisha kishte shënuar kundër Anglisë B. “Berisha, 23 vjeç sot, e impresionoi shumë Stvi Koteril (trajnerin), ashtu si dhe mijëra fansa të Bërnlit, në majin e kaluar (2007), me atë paraqitje virtuoze kundër të besuarve të Stiv Meklaren (trajnerit të atëhershëm të Anglisë), duke i bindur bosët (e Bërnit) të paguanin 340 mijë sterlina Hanmburgut”, - shkruan gazetari Kris Boden për gazetën britanike “Burnley Express”. Një këputje e ligamentit në gju në ndeshjen miqësore të Shqipërisë kundër Maltës nuk i lejoi të luante asnjë ndeshje sezonin e shkuar për të shkëlqyer për Bërnin: “E kam harruar ndeshjen për Shqipërinë, Është një fillim i ri”, - thotë Besarti për gazetën britanike. “Tifozët e Bërnit nuk duhen te kenë merak për gola tani. Ata dëshirojnë të shohin gola për Bërnlin, dhe ky është për klubin dhe ekipi pasi atë më ndihmuan shumë. Është një ndjenjë shumë argëtuese. Unë jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që shënova golin tim të parë për Bërnlin. Vitin e kaluar rezultati ishte 1-1 në Accrington dhe realisht nuk ishte një start i mirë për mua, por tani është një fillim i shkëlqyer dhe unë shpresoj se do ta mbaj atë’. Unë ndihem si një lojtar i ri si një futbollist që porsa ka nënshkruar, pasi një vit jashtë fushe është një kohë e gjatë. Duket sikur ka ikur brenda një dite, por është një start i ri për mua dhe unë besoj se do të shkojë shumë mirë”.
Berisha kishte një vit në dispozicion për t’u integruar në kulturën e Anglisë dhe atë Veriperëndimore, por ai ndjen se dëmtimi i ka dhënë atë më shumë fuqi për të kuptuar lojën: “Unë kam punuar me të vërtetë shumë dhe gjatë kësaj kohe që kam qenë pushim unë kam menduar për ndeshjet dhe klubin. Unë mendoj më mirë për ndeshjet tani, dhe jam i lumtur që jam kthyer. Unë do të punoj më shumë për t’u bërë gjithmonë e më i mirë dhe të bëj mirë ashtu siç bëra kundër Accrington. Unë do të bëj gjithçka që të luaj e të shënoj shumë gola për Bërnlin. Unë do të bëj gjithçka që mundem. Unë dua të jem në 100 përqindëshin tim, dhe jo të kthehem me 50%, kështu që kam nevojë të punoj fort. Vetëm në këtë mënyrë kam mundësi të shënoj gola të tillë çdo herë”, - përfundon Berisha, duke shtuar: “Unë i dua tifozët. Unë jam i lumtur që ata nuk më harruar”.

GOLI
Berisha ia doli të mposhtë tre mbrojtës kundërshtarë, duke lëshuar më pas një silurë, që bëri të pavlefshme përpjekjet e portierit zëvendësues Ian Dunbavin, në golin e parë të Besartit për Klaretsat. Një gol, që u kujtoi tifozëve golin e shënuar prej tij në “Turf Moor” kundër Anglisë B.

TRAJNERI

Trajneri i Bërnlit, Ouen Kojl thotë për mediat angleze: “Goli i Besartit do t’i japë atij më shumë besim. Unë jam i lumtur për të, tifozët ishin të jashtëzakonshëm me të dhe ai u shpërbleu atyre me një gol të madh. Ai shënoi një gol të mrekullueshëm dhe ne do ta ndihmojmë atë të kthehet në nivelin që ka pasur më parë”.

Trajneri kundërshtar ironik: “Curri na lehtësoi fitoren”

Erzgebirge Aue e shqiptarit Skerdilajd Curri e nisi në mënyrën më të keqe aventurën në Bundesligën e tretë gjermane (në vitin e parë të saj), duke humbur në shtëpi 2-0 me Eintrahtin e Braunshvajgur, por sulmuesi kavajas ishte protagonist në atë takim. “Kleiner Albaner” (shqiptari i vogël, siç e përshkruan media gjermane Currin) pati një shans të madh për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, por ish-sulmuesi i Partizanit, doli huq. “Në të vërtetë unë dëshiroja ta gjuaja atë direkt, por topi devijoi paksa xhufkat e barit. Unë e pata më pas situatën në kontroll, por mbërriti menjëherë një braunshvajgas i cili më bllokoi këmbën”, - komenton Curri për freiepresse.de rastin e humbur në minutën e 14-të. Një minutë më pas ishte sërish Curri, i cili nuk arriti të kthente në gol një pas ëndrrash nga Mark Hensel, kur sulmuesi shqiptar doli plotësisht i lire para portës. Por atë që nuk e bëri 32-vjeçari Curri, e bënë kundërshtarët me 22-vjeçarin Daneberg. “Ky gol ishte për ne si një injeksion mpirës”, - thotë Skerdi, i cili luajti në pjesën e dytë me udhëzimin e trajneri të tij pas sulmuesve, një pozicion i preferuar i Currit. “Unë kam luajtur gjatë gjithë fazës përgatitore në sulm dhe duhej të trajnohesha më shumë në rolin e lojtarit të pozicionit me numër dhjetë. Unë humba shumë topa. Më vjen keq për skuadrën”, - tha Curri pas ndeshjes, duke i bërë një kritikë më shumë vetes. Trajneri kundërshtar nuk i kurseu komplimentet ironike për shqiptarin. “Nëse Curri do të shënonte në minutën e 14-të, atëherë gjërat do të ishin bërë për ne shumë të vështira”, - tha Torsten Liberkneht, trajneri i Eintrahtit. “Megjithatë ekipi im luajti me pasion”.

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›