Ditët e Trashëgimisë Kulturore Europiane, gusht-shtator në Shqipëri
Një projekt i titulluar “Ditët e Trashëgimisë Kulturore Europiane” do të startojë muajin e ardhshëm për t’u mbyllur në shtator me aktivitete e seminare në rrethe të ndryshme të Shqipërisë”. Ky aktivitet, i cili zhvillohet nën kujdesin dhe me
mbështetjen e Këshillit të Evropës, synon ruajtjen, promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për potencialet reale që përbën dhe paraqet kjo trashëgimi. Ditë të Trashëgimisë Kulturore Europiane, aktivitet i cili është kthyer tashmë në një traditë, do të promovojë vlerat e trashëgimisë kombëtare si pjesë e trashëgimisë së madhe europiane në të cilën konvertojnë të gjitha vlerat e
saj.
Piktura
Vjen në galerinë “Kledio” ekspozita e dytë për turizmin
Një ekspozitë e kuruar nga Arben Golemi sjell në galerinë “Kledio pesë emra profesionistësh të artit pamor në Shqipëri siç janë Buron Kaceli, Aleksandër Filipi, Ardian Devolli, Leon Çika”.
Në galerinë “Kledio”. Kjo ekspozitë është e dyta që i dedikohet turizmit e bukurive të peizazheve të Shqipërisë për turistët,
artdashësit e koleksionistët e pikturave. Në këtë ekspozitë janë paraqitur 40 piktura me peisazhe të bregdetit, monumente të kulturës dhe bukuritë e natyrës duke vënë në qendër traditën shqiptare.
29 Korrik 2008