E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia dhuron përgjues për policinë

TIRANE - Policia shqiptare përftoi pajisje përgjimi dhe pajisje transporti, dhuratë nga Kombet e Bashkuara, për luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe kontrollit të kufirit. 

Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve është zhvilluar mesditën e djeshme në ambientet e Policisë së Shtetit, në prani të kreut të policisë Prençi, ministrit Nishani, ambasadorit italian, d'Elia dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për një seri pajisjesh përgjimi të dhuruara nga zyra e Kombeve të Bashkuara Kundër Drogave, në kuadër të një projekti për forcimin e kontrollit kufitar dhe luftën ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. Përveç pajisjeve të përgjimit, policia ka marrë dhuratë, edhe 12 transportues për qentë që do të përdoren nga Policia Kufitare. Kreu i policisë Prençi, tha se, zyra e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, nëpërmjet zyrës së saj në Tiranë, që prej 1998 ka ndihmuar Policinë e Shtetit në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar. "Ne vlerësojmë se vazhdimi i këtij projekti është mjaft i rëndësishëm dhe përkon me hapat për të forcuar veprimtarinë institucionale kundër krimit të organizuar, të shprehura këto dhe në objektivat dhe programet tona". Nishani falënderoi ambasadorin italian dhe zyrën e OKB-së për drogat, për ndihmën që sipas tij, është dhënë policisë, gjatë kësaj periudhe. Pajisjet e përgjimit, janë dhuruar kryesisht për Drejtorinë e Antikrimit Ekonomik dhe Pastrimit të Parave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›