I ftohti i acartë nëGreqi, gjenden 3 tëvdekur në Athinë
ATHINË- 3 persona janë gjetur të vdekur këtë mëngjes në qendër të Athinës. Punëtorët e bashkisë gjetën në mëngjes herët trupat e vdekur dhe sipas informacioneve ata janë njerëz të pastrehë që kanë vdekur gjatë natës për shkak të ftohtit të ashpër dhe acarit që ka përfshirë vendin.
"Ky zhvillim tragjik tregon dobësi të mëdha të shqoërisë sonë. Fakti se ka njerëz që jetojnë në varfëri, në trotuare, në sheshe dhe parqet e qytetit, është shumë çështje serioze që ka të bëjë ne të gjithë” - tha kryetari i komunës së kryeqytetit George Kaminis.
Natën e kaluar bashkia e qytetit të Athinës ka ofruar batanije për të pastrehët, supë, çaj në në dhjetra vende në qytet ku ata strehohen. E njëjta gjë do të ndodhë sot dhe gjatë gjithë ditëve që parashikohet mot i ftohtë ne kryeqytetin grek.
(BalkanWeb)