E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE, miraton rezolutën e anëtarësimit të Malit të Zi në BE

BRUKSEL- Paralamenti Europian miratoi të mërkurën një rezolutë mbi perspektivën e anëtarësimit të Malit të Zi në BE. Europarlamentarët mirpritën vendimin e Këshillit Europian të dhjetorit për ti dhënë Malit të Zi statusin e vendit kandidat, por thanë se ka ende shqetësim për korrupsionin, krimin e organizuar dhe kufizimet në lirinë e medias.

Në rezolutën e hartuar nga eurodeputeti Çarls Tanuk, Parlamenti Europian shpreh besimin se negociatat për anëtarësim me Malin e Zi do të mund të nisin sa më shpejt, të paktën pas progres raportit të ardhshëm të Komisionit Europian në nëntor të këtij viti.

Teksti mirpret prioritetin që i është dhënë integrimit europian nga qeveria malazeze, vecanërisht puna e bërë në finalizimin e kornizës ligjore dhe kushtetuese dhe arritjet në implementimin e reformave ekonomike.

Komisioneri europian i zgjerimit Shtefan Fyle tha para eurodeputetëve se Mali i Zi tashmë ndodhet në një fazë vendimtare, drejt fazës së ardhshme në integrimin europian. Edhe presidenti i Parlamentit Europian Jerzi Buzek u shpreh se Parlamenti Europian i ka dërguar një mesazh të qartë popullit malazes se vendi i tyre është në BE.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›