Greqi, papunësia arrin shifrën rekord 14,8%
ATHINË- Papunësia në Greqi gjatë muajit dhjetor 2010 ka arritur shifrën rekord 14,8%, ndërsa vetëm këtë muaj mbi 40 000 persona kanë humbur vendin e tyre të punës, bëhet e ditur nga instituti grek i statistikave.
Sipas të dhënave të këtij institusti, në nëntor 2010 papunësia në Greqi arriti në 13,9 %, për këtë arsye në dhjetor 2010, mbi 41 000 persona shtesë mbetën pa punë, çka solli që numri i të papunësuarve në vend të arrinte në 734 000 persona.
''Perspektivat për gjetjen e punës në muajt në vijim duken të zymta, veçanërisht në ndërtim dhe prodhim'':- bëjnë të ditur mediat greke.
Greqia ka rënë dakord të ndërmarrë një seri masash për uljen e shpenzimeve në përputhje me pakon për shpëtimin financiar, me vlerë 110 miliardë euro nga BE-ja dhe FMN-ja.
(e.m/ata/BalkanWeb)