Tirane, ciklon ne Kashar, demtohen 20 shtepi
TIRANE- Një ciklon i pazakontë me erë të fortë ka goditur fshatin Kashar 1, pak kilometra larg kryeqytetit Tiranës. Bajram Murati, kryeplaku i fshatit në një prononcim për NEWS24 informon se cikloni ka dëmtuar mbi 20 shtëpi.
Cikloni ka përfshirë fshatin Kashari 1 rreth orës 10.00 te paradites se te dieles. “Cikloni zgjati për rreth 3- 4 minuta dhe nuk ishte parë asnjëherë. Kanë shkatërruar catitë e shtëpive, një kompleks blegtoral si dhe dëme në sera.”- deklaroi Murati në një prononcim telefonik për NEWS24 mesditën e së dielës.
(s.g/BalknaWeb)