Kreu i PS: “Atentati ndaj Hoxhës, i rëndë, na ka revoltuar”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste kërkon zbardhjen e plotë dhe të menjëhershme të ngjarjes së ndodhur në Vlorë ku makinës së kryetarit të PS-së në këtë qytet i është vendosur një sasi e konsiderueshme lënde djegëse dhe kapsollë detonatore. Policia nuk ka dhënë ende asnjë version të ngjarjes, ndërsa deklaroi dje se po hetohej intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. “Është rast jashtëzakonisht i rëndë që ka revoltuar të gjithë njerëzit tanë dhe kërkojmë zbardhjen pa humbur kohë. E patolerueshme që një ngjarje e tillë të ndodhë dhe e patolerueshme që për një ngjarje të tillë të mos ketë sensibilizim dhe prononcim nga ana e pushtetit“, - nënvizoi Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Pa akuzuar me emra konkrete, drejtuesit e PS-së së Vlorës kanë theksuar se atentati ka qenë pasojë e klimës politike që është krijuar në vend. Gjithashtu, në reagimin e socialistëve të Vlorës theksohet se kryeministri Sali Berisha ka ndikuar në acarimin e situatës politike.
Ky lajm është publikuar: 21/02/2010