Vranë 18-vjeçaren, burg përjetë për babë e bir
SHKODER - Prokuroria e Shkodrës kërkoi burgim të përjetshëm për babë e bir, të cilët vitin e kaluar vranë në pritë, një vajzë 18-vjeçare dhe plagosën të fejuarin e saj.
Tomë e Klodian Mrina akuzohen se më 19 nëntor të vitit 2007 qëlluan për vdekje, Antoneta Gjinin dhe lanë të plagosur Fatjon Luken. Pas hetimeve të kësaj ngjarjeje që tronditi mbarë opinionin shkodran, pretenca kërkoi para trupit gjykues fajësi për të pandehurit dhe dënimin me burg të përjetshëm. Në seancën e radhës pritet që mbrojtja të japë variantin e saj, e më pas, gjykata do të vendosë për të pandehurit, babë e bir. Në fakt, pas krimit, autorësinë e ka marrë mbi vete babai, Tomë Mrina, duke i kërkuar policisë ta lironte djalin, pasi ai nuk kishte qëlluar me armë mbi viktimat. Në seancën gjyqësore zhvilluar ditën e djeshme, mbrojtja e ka cilësuar të padrejtë akuzën dhe të pabazuar në ligj. Avokati kërkoi pafajësi për Tomë Mrinën si dhe ndryshim të akuzës ndaj djalit të tij, Klodian Mrina, nga "vrasje me dashje ndaj dy ose më shumë personave", në "vrasje të kryer nga pakujdesia" si dhe "plagosje me dashje" ndaj Fatjon Lukës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 19 nëntorit 2007. Pas një grindjeje të mëparshme për motive banale me Fatjon Luka, Tomë Mrina vendosi të marrë hak ndaj tij. Ai i zuri pritë Lukës, ndërsa ai ishte në shoqërinë e të fejuarës së tij 18-vjeçare. Sapo makina "Fiat Tipo" është afruar në vendin e quajtur "Mbi Sukë", babë e bir kanë qëlluar. Adoleshentja vdiq në vend nga plumbat e breshërisë automatike. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Fatjon Luka, i cili ishte dhe fokusi i kësaj prite, është plagosur lehtë, duke marrë një plumb në pulpën e këmbës. Pas ngjarjes, policia arrestoi autorët, ndërsa i plagosuri arriti t'i shpëtojë këtij atentati, por humbi përgjithmonë të fejuarën e tij. r.d