E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrenti i merr jetën të riut

DURRES - Një 18-vjeçar humbi jetën teksa ka prekur me furçën e bojës telat e zhveshura të korrentit. 

Aksidenti në punë ka ndodhur në orët e paradites teksa Rifat Bërdullima po lyente një shtëpi në lagjen 17 të Durrësit. Puna ka filluar si zakonisht dhe asnjëri nuk e ka menduar se kjo do të ishte dita e fundit e jetës për Rifatin. Sipas punëtorëve, gjithçka ka ndodhur sa hap e mbyll sytë. Dëshmitarët tregojnë se punëtori i ri sapo ka prekur aksidentalisht telat me anë të një furçe që përdorej për lyerje, është përplasur i pajetë në një cep muri. Të pranishmit në vendngjarje tregojnë se ata e kanë sjellë menjëherë në spital me shpresën se do të shpëtonte, por përpjekja ka qenë e kotë. Që prej një viti, i riu punonte në sektorin e ndërtimit, në vende të ndryshme për të ndihmuar sadopak familjen e tij. Këtë radhë prej një jave ai po punonte bashkë me disa persona të tjerë për ngritjen e katit të dytë të një shtëpie në lagjen numër 17.                             o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›