Greqi, jep dorëheqjen nga PASOK, deputeti Thoma Robopulos
ATHINE- Jep dorëheqjen nga grupi parlamentar i PASOK deputeti i Selanikut Thoma Robopulos. "Unë nuk mund të votoj, sepse nuk jam dakord me masat e padrejta dhe jopopullore antikrizë ", thotë deputeti në letrën e dorëheqjes.
Pak para dorëheqjes, z. Robopoulos pati një takim të shkurtër me kryetarin e Parlamentit Filip Petsalnikos. Deputeti kishte paralajmëruar të premten dorëheqjen e tij, duke refuzuar të votoje projektligjet që lidhen me shkurtimin e pagave, vendeve të punës dhe taksat e reja.
Me dorëheqjen e tij, shkon në 153 numri i deputetëve të PASOK, pasi në qershor një deputete u përjashtua nga grupi parlamentar, për shkak të votës së saj në kah të kundërt me vendimin politik të grupit PASOK.
(s.g/balkanWeb)