SHBA, shpërthim në një uzinë çeliku në Pensilvani
Forcat policore janë vendosur në alarma të shkallës së parë pasi janë njoftuar për një shpërthim në shtetin e Pensilvanisë ditën e mërkurë. Një shpërthim në një uzinë shkrirjeje çeliku në Pensilvani të SHBA-së shkaktoi plagosjen e 15 personave. Sipas autoritetet 14 orej të lënduarve ndjejnë dhimbje të fuqishme në kraharor. Dhimbjet në kraharor sipas diagnozës së mjekëve janë si pasojë e gazrave helmues që u çliruan pas shpërthimit. Megjithatë mjekët që po kujdesen për ta, shprehen se asnjë prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e shpërthimit.
Kompleksi i përpunimit të çelikut që ndodhet në Pitsburg të Pensilvanisë. Ky kompleks industrial përpunimi çeliku është një ndër më të mëdhenjtë në SHBA dhe furnizues me lëndë të parë i shumë bizneseve. Edhe në një vit më parë një incident i tillë shkaktoi vdekjen e një punonjësi të kompanisë "US Steel".